shk132019
Probiotikët dhe shëndeti i zorrëve. Nuk ka rëndësi sasia, por efikasiteti i shtameve
Garancia e efektivitetit të një probiotiku nuk është gjithmonë çështje "miliardësh", pasi ajo nuk varet, në fakt, nga shumëllojshmëria e fermentuesve laktikë të gjallë me veprim probiotik që përmban, por nga aftësia e adezionit të shtameve bakteriale për rritjen e agjentëve patogjenikë, siç dokumentojnë studime të ndryshme klinike.
"Kështu pra, nuk është edhe aq e rëndësishme të përqendrohemi në miliarda fermentues të indikuar nga etiketa, aq sa është të ndalemi tek aftësia kolonizuese e shtamit të përdorur, në mënyrë që të përmbushin misionin e tyre dhe kjo varet më shumë nga cilësia e shtamit, sesa nga sasia e fermentuesve. Sigurisht, duke u nisur gjithmonë nga një miliard qeliza të gjalla, siç indikohet nga udhëzimet e ministrisë", shpjegon Anna Maria Castellazzi (Universiteti i Studimeve në Pavia).
Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim për shtyp Montefarmaco, kompani prodhuese e një integratori ushqimor me bazë fermentuesish laktikë të gjallë dhe me veprim probiotik, me bazë Bifidobacterium animalis subsp. lactis BB12 DSM 15954 (Lactoflorene Plus), për të cilin "është treguar shkencërisht, nëpërmjet testeve të ndryshme in vitro, një aftësi shumë e lartë adezive", një shtam që "mbijeton në mënyrë natyrale në lëngjet gastrike e në kripërat biliare dhe rezulton antibiotiko-sensitiv ndaj të gjitha substancave kryesore në aktivitetin antibakterial". Në veçanti, shtami është vlerësuar në pesë testime klinike mbi vullnetarë të shëndetshëm, në një numër të përgjithshëm prej 221 pacientësh të regjistruar dhe është gjetur i gjallë te 75% e pacientëve, gjatë administrimit në sasi të larta. Shtami në sasi më të vogël është rigjetur edhe 2 javë pas ndërprerjes.
Sipas udhëzimeve të Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, sasia minimale e mjaftueshme për të garantuar kolonizimin e zorrëve nga ana e një shtami mikrobik është të paktën 1 miliard baktere ose maja të gjalla afër skadencës dhe Lacroflorene Plus, kapsula mbrojtëse e stomakut, ka treguar pas testit të qëndrueshmërisë, se i mban të gjalla dhe vitale shtamet e pranishme edhe pas skadencës.
Shtami probiotik Bifidobacterium animalis subsp. Lactis BB-12® (BB-12®) është probiotiku i klasës Bifidobacteria më i dokumentuar në botë dhe është përshkruar veç të tjerash, në më shumë se 300 publikime shkencore, prej të cilave 180 janë publikime të studimeve klinike të njeriut. Studimet kanë dokumentuar inhibimin e agjentëve patogjenë, përmirësimin e funksionit të barrierës dhe të ndërveprimeve imunitare. BB-12® ka treguar efektin e tij të dobishëm në shëndetin gastrointestinal dhe në funksionin imunitar. Studimet klinike kanë demonstruar përveç të tjerash mbijetesën e BB-12® nëpërmjet traktit gastrointestinal.
BB-12® përveçse ka provuar edhe përmirësimin e funksionit intestinal, ka edhe një efekt mbrojtës kundër diarresë dhe redukton efektet anësore të trajtimit me antibiotikë, si diarreja që lidhet me antibiotikët. Në kuptimin e funksionit imunitar, studimet klinike kanë treguar që BB-12® rrit rezistencën e organizmit njerëzor ndaj infeksioneve të zakonshme respiratore dhe redukton incidencën e infeksioneve akute të traktit respirator.