Mjekësi e përgjithshme

jan72020

Marrja e Lactobacillus casei Shirotës, redukton simptomat e kapsllëkut

Te pacientët me kapsllëk, marrja e Lactobacillus casei Shirotës (LcS) rrit në mënyrë të dukshme jo vetëm frekuencën e evakuimeve (nga 4,81 në 7,81 herë në jave), por edhe konsistencën e feçeve dhe simptomat e lidhura me kapsllëkun. Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar në "Frontiers in Microbiology", nga i cili ka dalë se një numër i përgjithshëm prej 14 metabolitesh fekale jo volatile janë potencialisht të lidhura me kapsllëkun dhe rregullohen nga LcS-ja.

"Përfitimet e probiotikëve në kapsllëk janë pranuar gjerësisht, por mekanizmat që përfshijnë metabolitet e intestinit nuk janë të qarta", shkruajnë autorët e koordinuar nga Liang Zhao (Universiteti Bujqësor i Pekinit), që kanë vlerësuar efektet e shtamit LcS te pacientët me kapsllëk, duke zbuluar se një metabolit fekal i rregulluar nga Lcs, acidi pipekolinik (PIPA) është i përfshirë në reduktimin e kapsllëkut. Në studim janë përfshirë 16 pacientë me kapsllëk dhe 22 pa kapsllëk. Pjesëmarrësit kanë konsumuar 100 ml të një pijeje me bazë qumësht të fermentuar me LcS (108 CFU/mL), përditë, për 28 ditë. Metabolitet fekale jo volatile janë përcaktuar përmes gaskromatografit/spektrometrisë së masës dhe metabolitet e identifikuara janë verifikuar në fund, në një model kapsllëku te minjtë.

"Mes këtyre metaboliteve, acidi pipekolinik lidhet pozitivisht me frekuencën e evakuimit te pacientët me kapsllëk. Gjithashtu, PIPA favorizon në mënyrë domethënëse aktivitetin propulsiv të zorrës së hollë (nga 25,45 në 39,68%) dhe shton numrin e pelleteve fekale (nga 30,38 në 57,38) te minjtë me kapsllëk (p <0,05)", thotë autori, duke shtuar se 5-hidrossitriptamina (5-HT) dhe acetilkolina (ACh) në indet e zorrëve mund të përfshihen pjesërisht në reduktimin e kapsllëkut të ndërmjetësuar me PIPA.
"Si përfundim, PIPA është një ndërmjetës metabolik në intestin, që merr pjesë në reduktimin e kapsllëkut", shpjegon Zhao.
Teksti i plotë i artikullit është i disponueshëm në "PROBIOTICS DIGEST", revista dixhitale italiane që u ofron mjekëve dhe profesionistëve të shëndetit tema të lidhura me ushqyerjen dhe probiotikët.


Frontiers in Microbiology 2019. Doi: 10.3389/fmicb.2019.00324
https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/fmicb.2019.00324/full


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>