mar52019
Ethja tifoide. Në SHBA shfaqen forma shumë rezistente. Alarmi i CDC-ve
Sipas një raporti të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, publikuar në "Morbidity and Mortality Weekly Report" (MMWR), plot 29 udhëtarë nga Shtetet e Bashkuara janë prekur nga ethja tifoide në Pakistan, ku është regjistruar një epidemi e kësaj sëmundjeje në periudhën 2016-2018 dhe në 5 raste, bëhej fjalë për një formë gjerësisht rezistente ndaj barnave, pra, të pandjeshme ndaj fluorokinoloneve dhe rezistente ndaj kloramfenikolit, ampicilinës, trimetoprime-sulfametoksazolit e cefalosporinave të gjeneratës së tretë.
"Në mars të vitit 2018, CDC-të kanë shtuar mbikëqyrjen për ethen tifoide duke u kërkuar shërbimeve shëndetësore shtetërore dhe lokale që të kërkojnë sërish informacione të thelluara për çdo pacient me ethe tifoide gjatë udhëtimit për në apo nga Pakistani dhe për të shtuar paraqitjen e kulturave bakterike të këtyre pacientëve në CDC", shpjegon Kevin Chatham-Stephens, autori kryesor i raportit. Kërkuesit nënvizojnë se këto infeksione jashtëzakonisht rezistente janë të ndjeshme vetëm ndaj azitromicinës dhe ndaj karbanepemeve dhe se azitromicina duhet të ndërtojë linjën kryesore të trajtimit. Mes rekomandimeve ndaj mjekëve që kujdesen për pacientët me ethe të dyshuar tifoide është edhe ai për të ruajtur një historik të udhëtimit dhe, përveç analizave të ndjeshmërisë antimikrobike, duhet të bëjnë edhe kulturë të gjakut dhe të feçeve.
Ekspertët kujtojnë se testet serologjike, në këtë rast, mund të shfaqin kufizime të ndryshme dhe nuk lejojnë izolimin e një bakteri për t'u përdorur për vlerësimin e ndjeshmërisë antimikrobike në analiza specifike dhe se në këtë mënyrë, nuk duhet të përdoren për të përcaktuar diagnozën. "Udhëtarët që shkojnë në zona endemike për sëmundjen, siç është Azia Jugore, duhet të vaksinohen kundër ethes tiroide para se të nisin udhëtimin dhe të ndjekin praktika të sigurta për konsumin e ujit dhe të ushqimeve. Mjekët duhet të jenë të ndërgjegjshëm se shumë prej infeksioneve nga ethja tifoide në SHBA janë të ndjeshme ndaj fluorokinoloneve dhe se cepi endemik i bakterit, i lidhur me një udhëtim të mundshëm në Pakistan, është i ndjeshëm vetëm ndaj azitromicinës dhe karbanepemeve", përfundojnë autorët.
MMWR Morb Mortal Wkly Rep. 2019. doi: 10.15585/mmwr.mm6801a3
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30629573