qer32020
Një test i thjeshtë nuhatjeje parashikon rikuperimin e pacientëve me lëndime të rënda cerebrale
Një studim i botuar në "Nature" tregon se aftësia për të zbuluar aromat është një parashikues i aftësisë për t'u rikuperuar dhe i mbijetesës afatgjatë te pacientët me dëmtime të rënda cerebrale. "Një test i thjeshtë nuhatjeje mund t'i ndihmojë mjekët të diagnostikojnë dhe trajtojnë pacientët me çrregullime të vetëdijes", shkruajnë autorët, të cilët përzgjodhën 43 pacientë me dëmtime cerebrale me shenja minimale ose pa shenja të vetëdijes ndaj botës së jashtme.
"100% e pacientëve që reaguan ndaj testit të nuhatjes rifituan vetëdijen dhe mbi 91% e këtyre pacientëve ishin akoma gjallë tre vjet e gjysmë pas ngjarjes dëmtuese. Duke pasur parasysh saktësinë e tij të jashtëzakonshme, shpresojmë që testi të ndihmojë në menaxhimin e pacientëve me lëndime të rënda cerebrale", thotë bashkautori Anat Arzi (Departamenti i Neurobiologjisë në Institutin e Shkencave Weizmann, Rehovot, Izrael). Studiuesit nxorën para secilit pacient për pesë sekonda kavanoza që kishin: erë të këndshme shampoje, erë të pakëndshme peshkut të prishur, ose pa erë. Ata kanë zbuluar se pacientët me vetëdije minimale kanë reaguar ndaj aromave, por pa bërë dallimin midis aromave të këndshme dhe atyre të pakëndshme, duke modifikuar fluksin e ajrit nazal, edhe si përgjigje ndaj kavanozit pa erë.
"Një studim ndjekjeje i bërë tre vjet e gjysmë pas përfundimit të studimit, tregon se mbi 91% e pacientëve me një përgjigje nuhatëse pas dëmtimit ishin akoma gjallë, ndërsa 63% e atyre që nuk kishin reaguar, kishin vdekur", shkruajnë studiuesit, duke shpjeguar se përgjigjja ndaj testit të nuhatjes te pacientët me dëmtim të rëndë cerebral na jep mundësi të matim funksionimin e strukturave të thella të trurit. "Me fjalë të tjera, nëse pacientët në gjendje vegjetative i përgjigjen testit të nuhatjes, ka shumë të ngjarë që ata të rifitojnë të paktën një gjendje minimale të vetëdijshme", thotë Arzi. "Nëse konfirmohet nga studimet pasuese, kjo metodë e re dhe e thjeshtë e vlerësimit duhet të përfshihet menjëherë në mjetet diagnostikuese që do të përdoren në pacientët me çrregullime të vetëdijes", përfundon ai.
Nature 2020. Doi: 10.1038/s41586-020-2245-5
https://doi.org/10.1038/s41586-020-2245-5