Mjekësi e përgjithshme

maj132022

Të sëmurët me hipotiroidizëm që nuk trajtohen siç duhet, kanë rezultate më të këqija kur shtrohen në spital

Trajtimi jo i mirë i hipotiroidizmit shoqërohet me rezultate më të këqija spitalore, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism. "Ne zbuluam se ata pacientë që ishin trajtuar në mënyrë të pamjaftueshme me hormonin e tiroides, edhe javë apo muaj përpara shtrimit në spital, kishin rezultate më të këqija se ata pa hipotiroidizëm dhe kjo nuk është demonstruar kurrë më parë", shpjegon Matthevv Ettleson, nga Universiteti i Çikagos, i cili drejtoi ekipin e punës. Duke përdorur një bazë të madhe të dhënash që përfshin të rriturit amerikanë nën moshën 65 vjeç, studiuesit hulumtuan të dhënat e 43,478 pacientëve, 8,873 prej të cilëve kishin hipotiroidizëm parësor. Në përgjithësi, pacientët me hipotiroidizëm prireshin të ishin më të moshuar, kishin më shumë gjasa të ishin gra dhe kishin nivel më të lartë të diabetit, sëmundjeve kronike të veshkave dhe atyre reumatizmale. Shumica dërrmuese ishin trajtuar me levotiroksinë, ndërsa disave iu ishte përshkruar liotironinë ose ekstrakt i tiroides i tharë. Pacientët me hipotiroidizëm u klasifikuan sipas nivelit bazë të tirotropinës (TSH) përpara shtrimit, d.m.th. i ulët (TSH <0,40 mIU/L), normal (TSH 0,40-4,50 mIU/L), i ndërmjetëm (TSH 4,51-10,00 mIU/L) dhe i lartë (TSH> 10,00 mIU / L). Pacientët me nivele të larta të tirotropinës përpara shtrimit në spital kishin një qëndrim 1.2 ditë më të gjatë në spital sesa pacientët pa hipotiroidizëm dhe ata me nivele të larta të TSH-së paraspitalore kishin edhe një rrezik 49% më të lartë për t'u shtruar sërish në spital për 30 ditë dhe 43% rrezik më të lartë për t'u shtruar sërish për 90 ditë.

Nga ana tjetër, pacientët me hipotiroidizëm të trajtuar mirë, të cilët kishin nivele normale të TSH-së përpara shtrimit në spital, kishin rrezik dukshëm më të ulët si për vdekshmërinë brenda spitalit, ashtu edhe për ripranimin 90-ditor sesa ata pa hipotiroidizëm. Nuk u vunë re dallime midis njerëzve me nivele të ndërmjetme ose të ulëta të TSH-së dhe rasteve të kontrollit, pa hipotiroidizëm.

Ekspertët theksojnë se, në rezultatet spitalore, zëvendësimi i hormoneve tiroide nuk ka gjasa të ofrojë një avantazh ndaj prodhimit të tyre endogjen, por se nivelet e mundshme brenda intervalit të duhur pas trajtimit mund të kuptohen si një tregues surrogat për asistencën e rregullt shëndetësore dhe për respektimin e terapisë, gjë që ka të ngjarë të çojë në rezultate më të mira.


Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism 2022. Doi: 10.1210/clinem/dgac215
http://doi.org/10.1210/clinem/dgac215


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>