sht202014
Në Pediatrics udhëzues të rinj për vaksinimin anti-meningokoksik
Udhëzuesit për përdorimin e vaksinës anti-meningokokut tek fëmijët dhe adoleshentët të paraqitur nga ekspertët e Komisionit të Sëmundjeve infektive të American Academy of Pediatrics (AAP) dhe të sapo botuara në Pediatrics nuk rekomandojnë vaksinimin rutinë tek fëmijët e moshës dy muajsh deri 10 vjeç përveç se në prani të një rritje të rrezikut të sëmundjes meningokokseale.
Indikacionet e reja të AAP azhornojnë ato të vitit 2011 duke integruar rekomandimet e fundit të Centers for Disease Control and Prevention (CDC) në Atlanta të miratuara nga AAP, por botuar para komercializimit të vaksinës MenACWY-CRM për përdorim pediatrik.
"Këshilla është të përdorim vaksinën kundër-meningokokut rutinë tek adoleshentët dhe të rinjtë duke kufizuar përdorimin e saj nën moshën 10 vjeçare përveç rasteve të rrezikut të vazhdueshëm apo të rritur të sëmundjeve invazive meningokokseale". këmbëngul
Michael Brady, drejtor mjekësor i Spitalit Pediatrik Kombëtar në Columbus, Ohio, dhe president i grupit të ekspertëve të caktuar nga AAP. Një tjetër moment kyç është zgjedhja e vaksinës. Këtu kundërindikacionet specifike të AAP rekomandojnë përdorimin e vaksinës së konjuguar në krahasim me atë të polisahariduar për shkak të reagimit të mirë qelizor nëpërmjet limfociteve T. "Adoleshentët duhet të imunizohen me vaksinën e konjuguar kuadrivalente nga mosha 11-12 vjeç, me një dozë përforcuese në moshën 16 vjeç" thotë autori duke theksuar se në qoftë se doza e parë është dhënë në mes të 13 dhe 15 vjeç ri-vaksinimi duhet të bëhet në mes 16 dhe 18, ndërsa adoleshentët që marrin vaksinën e parë pas vitit të gjashtëmbëdhjetë doza përforcuese nuk është e nevojshme. "Sëmundja meningokokseale është e lidhur me një shumëllojshmëri të infeksioneve, duke përfshirë pneumoninë dhe meningjitin. Kjo e fundit është përgjegjëse për 800-1,200 raste në vit në Shtetet e Bashkuara, me majat e vdekshmërisë deri në 15% , ndërsa një në pesë raste verifikohen aftësi të kufizuara të përhershme të tilla si dëmtime të trurit, humbje e dëgjimit ose dëmtime të gjymtyrëve" thotë Brady. Dhe përfundon: "Për të shmangur infeksionin, prindërit mund të konsultojnë pediatrin për tu siguruar që fëmijës së tyre u jepen të gjitha vaksinimet e duhura. Në rastin e adoleshentëve, të të rinjve dhe fëmijëve në rrezik, vaksinimi është gjithmonë i indikuar".