Pediatri

gus42015

Në SHBA rritet vetdëmtimi tek adoleshentët

Nga një studim i nxjerrë tek "Pediatrics" del një rritje domethënësë e shpeshmërisë së vetdëmtimit tek adoleshentët e vizituar në urgjencë nga viti 2009 deri në vitin 2012. "Nga rritja globale e këtyre rasteve kemi vënë re edhe një reduktim të të rinjve të cilët vetplagosen me armë zjarri-, thotë autorja kryesore e artikullit Gretchen Cutler e Departamentit të Mjeksisë Urgjente Pediatrike te "Children's Hospital di Minneapolis" në Minesota, duke theksuar se vetdëmitmet shkaktojnë një përqindje të ulët të rasteve ne urgjencë por, rrisin shumë rrezikun për vdekshmëri. "Vetdëmtimi është i rallë nën moshën 12 vjeç por ritet shumë gjatë fazës së adoleshencës, sidomos mes vajzave duke mbetur kështu një problem i rëndë për shëndetin publik dhe nga shkaqet kryesore te vdekjeve mes adoleshentëve. Edhe pse një pjesë e mirë e atyre që vetdëmtohen nuk vdesin, rritet rreziku për tentativa të ardhshme të cilat kanë patur sukses si vetvrasje-, vazhdon më tej kërkuesja e cila bashkë me autorët e tjerë ka vërtetuar frekuencën e vetdëmtimeve tek adoleshentët, të cilët janë vizituar tek qëndrat e urgjencës duke u munduar të identifikojnë shkaqet e lidhura me një rritje të rrezikut të vetdëmtimeve. Në këtë studim ka marrë pjesë edhe një grup djemsh të moshës nga 10 në 18 vjeç mes viteve 2009 dhe 2012 për një total prej 286.678 adoleshentësh, prej të cilëve 1.3% e tyre kishin plagë si pasojë e vetdëmtimit. "Vizitat në Urgjencë për shkak të vetdëmtimeve janë rritur nga 1.1% në 1.6% në periudhën 2009 dhe 2012 ndërsa vetdëmtimet me armë zjarri kanë rënë nga 27.3% në 21.9%-, thotë Cutler duke theksuar se vetdëmitmet me armë zjarri ishin më të shpeshta tek meshkujt  dhe ato me armë prerëse (të ftohta) tek femrat të cilat kishin edhe më shumë mundësi për tu vetdëmtuar. Mundësitë për vetdëmtim ishin më të larta edhe tek individët më të mëdhenj në moshë për të dyja gjinitë si, aziatikët dhe tek ata të cilët përfitonin nga siguracione publike. Ndërkohë frekuenca ishte më e ulët tek adoleshentët afro-amerikanë dhe tek adoleshentët të cilët përfitonin nga një siguracion privat. "Rreziku i rritur për vetdëmtime në prani të faktorëve të ndryshëm sugjeron që të zgjerohen strategjitë aktuale parandaluese edhe tek kjo nënpopullatë të rinjsh-, përfundojnë autorët.
Pediatrics 2015. doi: 10.1542/peds.2014-3573

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>