tet182014
Vdekshmëria në fëmijët dhe adoleshentët: Shumë vdekje mund të shmangen
Mund të ulet akoma më shumë numri i vdekjeve në fëmijët dhe adoleshentët, duke i parandaluar ato. Kjo edhe pse në vendet e industrializuara tani normat e vdekshmërisë së foshnjave janë shumë të ulëta.
Revista The Lancet është kujdesur për të studiuar vdekjet evitueshme ( që mund të shmangen) duke i dedikuar një numër të lartë artikujsh. Në SHBA, Australi dhe në Zelandën e Re vdekjet e të rinjve kryesisht janë të lidhura me vrasjet, incidentet dhe vetëvrasjet; në britani 800 vdekje në një numër total prej 4601 vdekjesh në minorenë, të regjistruara në periudhën 2010-2011 mund të ishin parashikuar: incidente, vetëvrasje, abuzime dhe abbandoni. Këna na e konfirmon Peter Sidebotham, autor i shkrimeve dhe profesor i asociuar në Universitetin e Warwick, në Britaninë e Madhe: "Mesazhi është se ne mund të bëjmë më shumë: shumë faktorë mjedisore, socialë dhe shëndetësorë janë të përmirësueshëm duke ulur vdekshmërisë në mesin e fëmijëve të të gjitha moshave".
Midis vdekjeve të foshnjave është konsideruar gjithashtu një gradient socio-ekonomike, theksohet në artikujt e The Lancet: fëmijët që vijnë nga familje të pafavorizuara kanë një rrezik më të lartë të vdekjes, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të pasur. Në lidhej me këtë çështje Sidebotham thotë: "Provë për këtë është fakti se pesë shtetet me të ardhura të larta kanë me normat e vdekshmërisë foshnjore më të lartë - pikërisht SHBA, Zelandë e Re, Portugali, Kanada, dhe Britani e Madhe - janë ato me pabarazinë më të madhe të të ardhurave".
Dhe shërbimet shëndetësore jo gjithmonë ofrojnë kujdes optimal. Duke mbetur në Britaninë e Madhe, në krahasim me Suedinë vdesin mbi 1.500 fëmijë sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe pikërisht për shkak të mungesës së ofrimit të shërbimeve shëndetësore.Studiuesi britanik thekson nevojën për të reduktuar numrin e vdekjeve të parandalueshme në mesin e fëmijëve dhe trajnimin e personelit shëndetësor. "Politikanët politikëbërësit duhet të kuptojnë se mbijetesa e fëmijëve është e lidhur jo vetëm me politikat socio-ekonomike për të reduktuar pabarazitë, por edhe me efikasitetin e sistemeve shëndetësore, e cila nga ana e saj varet nga mirëqenia e vendit", përfundon Sidebotham.
Lancet. 2014 Sep 6;384(9946):831-3.