Pediatri

sht182015

Burimi më i zakonshëm i infektimit me pertussis në të porsalindurit janë vëllezërit

Burimi më i zakonshëm i infektimit infantil nga pertussis janë vëllezërit dhe motra. Por duke marrë shkas nga burimi për të mbrojtur të porsalindurit nga sëmundja është e nevojshme të vaksinohen gratë në shtatzëni. E pohon Tami Skoff nga "Centers for Disease Control and Prevention" në Atlanta (Gjeorgji), e njëkohësisht autorja kryesore e studimit të publikuar në revistën "Pediatrics".
"Pertussis ka norma sëmundshmërie dhe vdekshmërie veçanërisht të larta mes të porsalindurve dhe pavarësisht mbulimit të lartë me vaksina, incidenca e saj është në rritje", shpjegon studiuesja që bashkë më autorët e tjerë të studimit ka ekzaminuar nëse në Shtetet e Bashkuara burimi i infektimit infantil me pertussis ka ndryshuar nën dritën e zbulimeve më të fundit epidemiologjike. "Për këtë qëllim kemi përdorur të dhënat e sistemit EPS (Enanhced Pertussis Surveillance) të mbledhura mes 2006-ës dhe 2013-ës, duke seleksionuar rastet me infeksione te fëmijët në gji, duke kërkuar të identifikojmë burimin  dhe duke intervistuar familjen  e pacientit të vogël", shkruajnë autorët. Në studim kanë marrë pjesë 1.306 të porsalindur, prej të cilëve 24.2% janë më të vegjël se 2 muajsh dhe një burim infeksioni është identifikuar në 569 raste. Më shumë se 66% e burimeve ishin familjarë të drejtpërdrejtë, më shpesh vëllezër dhe motra (35.5%), nëna (20.66%) dhe baballarë (9.10%). "Në total, analiza jonë zbulon një modifikim në burimin e infeksionit nga pertussis infantil, që në terma të frekuencës më të madhe kalon midis vëllezërve duke pasqyruar atë që del nga të dhënat epidemiologjike", shpjegon autorja, duke nënvizuar rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm nga burimi i infeksionit infantil. Sipas ekspertëve të CDC, në këtë moment rritjeje të frekuencës dhe transmetimit të pertussis objektivi primar i strategjive të parandalimit dhe kontrollit është që të mbrojë individët me risk më të madh për sëmundje të rënda, me vëmendje të veçantë për fëmijët e vegjël në muajt e parë të jetës. "Duke pasur parasysh imunitetin në rënie dhe mundësinë e transmetimit nëpërmjet infeksioneve subklinike, strategjia aktuale për të vakisnuar prindërit, gjyshërit dhe personat më të afërt për të porslindurit për të shmangur transmetimin e drejtpërdrejtë të mikrobit, është e pamundur që të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme në rastet më në rrezik", pohojnë studiuesit duke shpjeguar se përpjekjet për parandalim duhet të përqendrohen  në shtimin e mbulimit me vaksina me TDAP (Tetanos, Difterit, Pertussis aqelizorë) në shtatzëni. "Është kjo strategjia më e mirë për të mbrojtur të porsalindurit, pavarësisht nga burimi i infeksionit", përfundon Skoff.  
    
Pediatrics 2015. doi: 10.1542/peds.2015-1120
http://pediatrics.Aappublications.org/content/early/2015/09/01/peds.2015-1120.abstract

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>