Pediatri

tet232015

Një ditar për të dokumentuar rishfaqjet e episodeve astmatike në moshë parashkollore

Plotësimi nga ana e prindërve i një ditari të posaçëm mund të ndihmojë pediatrin në vlerësimin e ashpërsisë së përsëritjes të episodeve akute të astmës te fëmijët në moshë parashkollore, të paktën ky është opinioni i Francine Ducharme nga Universiteti i Montrealit në Kebek.
"Fëmijët në moshë parashkollore kanë sëmundshmërinë më të lartë për sa i përket manifestimeve astmatike dhe në këtë nëngrup pacientësh progreset terapeutike janë penguar nga mungesa e rezultateve jo bindëse", shpjegon kërkuesja duke rikujtuar vështirësitë kryesisht nga mungesa e bashkëpunimit të pacientëve të vegjël për të ndjekur ekzaminimet e funksioneve pulmonare dhe mundësitë e reduktuara për të evidentuar acarimet duke përdorur parametrat alternativë si: numri i vizitave në repartin e urgjencës apo përdorimi i kortikosteroideve në rrugë orale.
"Asthma Flare-up Diary for Young Children" (Adyc) përbëhet nga një pyetësor me 17 pyetje që prindërit e fëmijëve astmatikë nga 1 deri në 6 vjeç, mund ta plotësojnë që në momentin e shfaqjes së episodeve astmatike, lidhur kjo me infeksionin e traktit të sipërm respirator deri në zgjidhjen e simptomave. Pyetësori është vlerësuar nga Ducharme dhe kolegët e saj, në një studim të zakonshëm dhe të kontrolluar në 121 fëmijë të trajtuar në mënyrë empirike me fluticasone apo placebo që në momentin e shfaqjes së një episodi astmatik shkaktuar nga infeksioni i traktit të sipërm respirator. "Analiza statistikore ka treguar se ditari Adyc është një instrument koherent dhe i besueshëm për të dokumentuar episodet akute", shkruajnë autorët, duke theksuar se në rastet e rishfaqjeve akute astmatike rezultati i Adyc ishte në mënyrë të ndjeshme më i lartë krahasuar me atë të përftuar nga fëmijët pa shqetësime, me një diferencë mesatare prej 7.6 pikësh. Ducharme përfundon: "Duke vlerësuar në anglisht dhe frëngjisht, Adyc është një instrument specifik për të kontrolluar të fëmijët astmatikë variacionet ditore të gjendjes funksionale që verifikohen gjatë shfaqjes se episodeve akute të astmës në moshë parashkollore".

Allergy Clin Immunol. 2015. doi: 10.1016/j.jaci.2015.07.028
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26341275

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>