Focus

qer272023

A ndryshon efikasiteti i trajtimit të sëmundjeve kronike, në sfondin e sëmundjeve të tjera?

"Shpesh ekzistojnë pasiguri për mënyrën se si duhet të aplikohen trajtimet për patologjitë individuale për pacientët me sëmundje të shumta kronike (multimorbiditet). Ky konfuzion rrjedh, pjesërisht, nga fakti se pacientët me multimorbiditet janë të nënpërfaqësuar në provat e kontrolluara me përzgjedhje rastësore dhe hulumtimet rrallëherë kanë raportuar nëse efikasiteti i trajtimit ndryshon në bazë të numrit të sëmundjeve bashkëshoqëruese ose pranisë së sëmundjeve shoqëruese specifike", shpjegon autori kryesor i studimit David McAllister nga Universiteti Glasgow në Britani.

Sipas studimi ttë publikuar në "PLOS Medicine", efikasiteti i trajtimit për një gamë të gjerë sëmundjesh kronike nuk ndryshon në rastet kur pacienti ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Studiuesit analizuan të dhënat e 120 provave klinike të kryera gjatë periudhës 1990-2017, të cilat përfshinin gjithsej 128,331 pjesëmarrës dhe 23 patologji të zakonshme afatgjata, ndër të cilat: astma, diabeti, hipertensioni, osteoporoza dhe migrena. Për çdo studim dhe për çdo lloj trajtimi që, ekspertët analizuan ndërveprimet midis efikasitetit të trajtimit dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese. Në të gjithë studimet, përqindja e pjesëmarrësve me tre ose më shumë sëmundje bashkëshoqëruese varionte nga 2.3% (në studimet për rinitin alergjik) në 57% (në studimet për lupusit eritematoz sistemik). Në përgjithësi, nuk u gjet asnjë dëshmi që tregon se sëmundjet bashkëshoqëruese ndikojnë në efikasitetin e trajtimit në të asnjërës prej 23 patologjive të studiuara. Megjithatë, autorët vënë në dukje faktin se studimet nuk ishin krijuar për të vlerësuar variacionin në efikasitetin e trajtimit bazuar në komorbiditet. 

"Supozimi standard i përdorur në përmbledhjet e provave është se efikasiteti është konstant midis nëngrupeve. Rezultatet tona sugjerojnë që të paktën për nivele modeste të komorbiditetit, kjo hipotezë është e arsyeshme", thonë studiuesit.

Ekspertët përfundojnë duke deklaruar se informacioni i ofruar nga studimi i tyre mund të përdoret për të ndihmuar ekspertët të vendosin se cilat trajtime duhet të rekomandojnë në udhëzimet klinike.
 

PLOS Medicine 2023. Doi: 10.1371/journal.pmed.1004176
http://doi.org/10.1371/journal.pmed.1004176


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>