Pediatri

nën22017

Efektet e marijuanës tek adoleshentët, si të mbrojmë të rinjtë nga dëmet

Duke pasur parasysh variacionin ekstrem të situatës ligjore nëpër botë për sa i përket konsumit dhe ndalimit të marijuanës, mjekët duhet të sigurohen që të ofrojnë këshillat e tyre mbi efektet e kësaj substance tek adoleshentët, sipas një artikulli të publikuar në JAMA Pediatrics. "Implikimet e legalizimit të marijuanës janë të shumta dhe impakti te të miturit është i një rëndësie të veçantë", shprehet Jonathan Reiss nga Uiversity of California në San Diego, SHBA. Kërkuesit nënvizojnë se mbështetësit e legjislacionit shprehen se kjo do të ofrojë një mundësi më të mirë për të rregulluar këtë substancë dhe kështu do të lejojë një kufizim të shitjes te të miturit. Por, kush e kritikon këtë këndvështrim, mbështet faktin se legjislacioni do të jetë shkak i një qëndrimi më tolerant në krahasim me përdorimin e marijuanës tek të miturit dhe se në fund do të lehtësojë rritjen e përdorimit në këtë popullsi. Pediatrit duhet të kenë parasysh këto evolucione juridike të situatës dhe të rishikojnë qasjen e tyre rreth kësaj çështjeje me pacientët e rinj. Mjekët duhet pra të përpiqen që të shtrijnë screening mbi përdorimin e marijuanës duke e realizuar gjatë të gjitha vizitave preventive dhe duke diskutuar me pacientin pasojat shëndetësore të lidhura me përdorimin e drogës. Për të vlerësuar më pas ashpërsinë dhe mënyrën e përdorimit të marijuanës, është e rëndësishme që mjekët t'i besojnë instrumenteve të vlerësuara.
Gjithashtu, do të jetë e rëndësishme që t'i nënshtrohen screening edhe prindërit e fëmijëve të vegjël, për t'u siguruar se si janë ruajtur në shtëpi produktet që përmbajnë marijuanë. Në thelb mjekët duhet të ofrojnë konsulencën e tyre mbi impaktin e përdorimit të marijuanës, duke u përqendruar në risqet neurokonjitive afatshkurtra dhe afatgjata të dhëna nga ekspozimi i një truri në zhvillim. "Përmirësimi i taktikave të screening, parashikimi parandalues mbi përdorimin e marijuanës dhe shtimi i mbrojtjes në komunitet, mund të ndihmojë mjekët që të mbrojnë të rinjtë nga dëmet, pavarësisht nga variacionet ligjore" përfundojnë autorët.

 

JAMA Pediatr. 2017. doi:10.1001/jamapediatrics.2017.3030 https://jamanetwork.com/journals/jamapediatrics/article-abstract/2656306


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>