maj252018
Procedurat e dhimbshme te fëmijët dhe adoleshentët: Një aplikacion për smartphone, i mëson si të relaksohen
Quhet BrightHearts, aplikacioni që ka si qëllim relaksimin nëpërmjet pamjeve që vijnë nga pajisjet mobile, ai që i ndihmon fëmijët dhe adoleshentët të menaxhojnë ankthin, ndërkohë që iu nënshtrohen procedurave të dhimbshme, siç është futja e kanulave intravenoze. Këtë e përshkruan një studim pilot jo me përzgjedhje rastësore, i publikuar në "Pain Prectice" dhe i koordinuar nga Angela Morrow (Universiteti i Sidnejit, Australi).
"BrightHearts u tregon përdoruesve në mënyrë pamore dhe akustike frekuencën e tyre kardiake, që zbulohet nga një byzylyk nëpërmjet bluetooth-it, duke treguar edhe video frekuencat kardiake më të ngadalta, që paraqiten me ngjyra më të ftohta (si jeshilja, ose bluja) dhe tinguj qetësues", qartëson kërkuesja, duke shtuar se aplikacioni është konceptuar me qëllimin për t'i mësuar përdoruesit të qetësohet përballë stimujve stresues, siç është për shembull dhimbja. Të tridhjetë pacientëve me moshë 7-18 vjeç që kanë marrë pjesë në studim dhe që iu janë nënshtruar injeksioneve, ose vendosjes së kanulave endovenoze iu shpjegua se si ta modifikonin frekuencën e vet kardiake nëpërmjet frymëmarrjeve të lehta e të thella, duke menduar për situata relaksuese.
Pacientët kanë kaluar nga 5-10 minuta me BrightHearts duke kontrolluar imazhet që variojnë në dimensione dhe në ngjyrë, sipas frekuencës së tyre kardiake", thotë kërkuesja, duke saktësuar se pacientëve iu është dhënë leja të mbajnë dorën e njërit prind apo një lodër pelush, gjatë procedurës. Në vazhdim, nëpërmjet një pyetësori është matur shkalla e kënaqësisë së fëmijëve, nënave dhe baballarëve: 83% e pacientëve dhe të gjithë prindërit, kanë thënë me siguri se do ta kishin përdorur sërish aplikacionin BrightHearts. Gjithashtu, 64% e operatorëve shëndetësorë kanë thënë se BrightHearts e ka lehtësuar shumë procedurën.
"Përdorimi i një aplikacioni çlirimi, i ndjekur nga biofeedback-u i kontrollit të frekuencës kardiake për të rregulluar te fëmijët dhe adoleshentët dhimbjen dhe ankthin që rrjedhin nga procedura që përfshijnë një age, është një opsion novator që ka të gjitha mundësitë të përmirësojë kontrollin e dhimbjes", përfundojnë autorët.
Pain Pract. 2018. doi: 10.1111/papr.12696
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29667301