Pediatri

sht122018

Efektet afatgjata të tonsilektomisë dhe adenoidektomisë në moshën pediatrike

Heqja e bajameve dhe adenoideve nëpërmjet kirurgjisë në fëmijëri, shton rrezikun afatgjatë për zhvillimin e sëmundjeve respiratore, alergjike dhe infektive, sipas një studimi të koordinuar nga Jacobus Boomsma (Universiteti i Kopenhagenit), i cili shqyrtoi për herë të parë efektet afatgjata të të dyja ndërhyrjeve.

Hulumtuesit analizuan të dhënat në një grup me 1,189,061 foshnje të shëndetshme të lindura në Danimarkë në periudhën 1979-1999, të cilët u ndoqën për 10 vitet e para të jetës, deri në 30 vjet. Nga këta, 17,460 i ishin nënshtruar adenoidektomisë, 11,830, tonsilektomisë dhe 31,377, të dyja ndërhyrjeve.

"Kemi përllogaritur rrezikun e sëmundjeve në varësi të faktit nëse adenoidet, bajamet ose të dyja bashkë janë hequr në nëntë vitet e para të jetës", thotë autori, duke shpjeguar se mosha e zgjedhur, është ajo në të cilën indet janë më aktive në sistemin imunitar në zhvillim e sipër.

Rezultatet tregojnë se tonsilektomia është e lidhur me një rrezik thuajse të trefishtë për sëmundje të traktit të sipërm respirator, të tilla si astma, gripi, pneumonia dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike (BPKO). Por jo vetëm: adenoidektomia është gjithashtu e lidhur me një rrezik relativ më shumë se të dyfishtë për BPKO dhe një rrezik pothuajse të dyfishtë për sëmundje të traktit të sipërm respirator dhe konjunktivit, ndërsa adenotonsilektomia rrit me 2%, rrezikun absolut të sëmundjeve infektive.

Në një koment, Richard Rosenfeld (otorinolaringolog në Qendrën Mjekësore të Bruklinit, Nju Jork), shkruan: "Këto rezultate janë interesante dhe sigurisht, zgjojnë interesin për hetime të mëtejshme. Megjithatë, para se t'u hiqen bajamet ose adenoidet fëmijëve 9 vjeç ose më shumë, mjeku duhet të informojë familjen se heqja e bajameve dhe adenoideve mund të ketë ndikim, sado modest, në rreziqet e ardhshme për disa sëmundje kronike. Provat, megjithatë, tani për tani janë të kufizuara në këtë studim unik, që ka kufizimet e veta, si një studim vëzhgues".

 

JAMA Otolaryngol Head Neck Surg. 2018. doi: 10.1001/jamaoto.2018.0614
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29879264

JAMA Otolaryngol Head Neck Surg. 2018. doi: 10.1001/jamaoto.2018.0622
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29879278


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>