Mjekësi e përgjithshme

qer102024

Alopecia areata. Konfirmohet efikasiteti i barit biologjik

Në bazë disa studimeve italiane, konfirmohet efikasiteti i Baricitinib te të rriturit, i cili është i pari princip aktiv i miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në vitin 2022, me përqindje më të lartë të rritjes së flokëve, krahasuar me ato të studimeve për miratimin e barit. Kjo terapi, e disponueshme pranë qendrave dermatologjike që përshkruajnë barna biologjike, favorizon edhe rritjen e qerpikëve, vetullave, qimeve të sqetullave dhe të atyre pubike. Gjithashtu, një tjetër princip i ri aktiv, Ritlecitinib, po rezulton efikas te të rriturit dhe adoleshentët, duke filluar që në moshën 12-vjeçare.

Alopecia areata është një sëmundje autoimune, e cila karakterizohet nga një sulm i sistemit imunitar ndaj folikulave të flokut, me humbje të flokëve dhe ecuri të paparashikueshme. Ajo prek pothuajse 2% të popullsisë së përgjithshme. Rënia mund të kufizohet në lëkurën e kokës, mund të jetë e pjesshme me njolla të rrumbullakëta apo totale (alopecia totalis), ose mund të prekë të gjitha zonat e qimeve të trupit (alopecia universalis). Terapia e parë e miratuar nga EMA në dhjetor 2022 ishte Baricitinib, bari i parë për administrim oral për të rriturit. Studiuesit pohojnë se përdorimi në jetën reale konfirmon efikasitetin e studimeve klinike. Në një studim të jetës reale, të kryer mbi 50 individë nga 4 Pavijone Dermatologjie në Milano, u demonstrua se Baricitinib është në gjendje të nxisë një normë rritjeje më të madhe sesa ajo e studimeve regjistruese me kohë reagimi ndaj terapive që shkon 4-12 javë për reaguesit e hershëm, 12-36 javë për reaguesit gradualë dhe 36-52 javë për reaguesit e vonë. Madje, edhe nga një studim tjetër të kryer mbi 118 pacientë, rezulton një përqindje rritjeje prej 42.3% pas 24 javësh. Edhe për adoleshentët po bëhet e mundur një terapi me Ritlecitinib, që po jep rezultate të rëndësishme, duke qenë i pari dhe i vetmi princip aktiv për trajtimin e alopecisë areata të rëndë, duke filluar që në moshën 12-vjeçare.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>