Mjekësi e përgjithshme

qer142024

Depresioni unipolar. Studimi mbi diagnostikimin dhe trajtimin

Në një studim të publikuar në JAMA, u analizua diagnostikimi dhe trajtimi i depresionit unipolar te të rriturit. Ai ofron udhëzime të bazuara në evidencë, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në praktikën klinike.

Elementi më i rëndësishëm është konfirmimi nëse qasja e kombinuar e psikoterapisë dhe barnave antidepresive rezulton më efikase, krahasuar me përdorimin e vetëm njërit prej trajtimeve, sidomos në rastet e depresionit mesatar, apo të rëndë. Ky përfundim rrjedh nga një metaanalizë e disa studimeve klinike të randomizuara që evidenton përmirësimin e dukshëm të simptomave me anë të terapisë së kombinuar.

Autorët kanë kryer një studim sistematik në PubMed në vitet 2010-2024, duke përzgjedhur analiza sistematike dhe metaanaliza në gjuhën angleze, që lidhen me 50 çështje specifike. Barnat antidepresive, duke përfshirë edhe inhibitorët e përzgjedhur të rikapjes së serotoninës (SSRI), si dhe ato të serotoninës dhe noradrenalinës (SNRI), kanë shfaqur efekte të vogla ose mesatare, krahasuar me placebon (ndryshimi mesatar i standardizuar [SMD] e cila ndryshoi nga 0.23 në 0.48). Më specifikisht, fluoksetina ka një SMD prej 0.23, ndërsa amitriptilina prej 0.48. Përsa i përket psikoterapisë, efektet ndryshojnë nga SMD 0.50 për terapinë psikodinamike të shkurtër në 0.73 për aktivizimin e sjelljes.

Autorë përfunduan se nevojitet një qasje plotësuese për menaxhimin e depresionit unipolar te të rriturit, e cila merr në konsideratë si terapitë farmakologjike, ashtu edhe ato psikoterapeutike, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë personalizimit të trajtimit të bazuar në ashpërsinë e depresionit dhe në preferencat e pacientit. Monitorimi i kujdesshëm dhe kontrolli sistematik i ecurisë e përmirësojnë ndjeshëm probabilitetin e trajtimit për të pasur sukses.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>