Pediatri

nën292018

Komocioni cerebral gjatë aktiviteteve sportive. Pediatrët në SHBA përditësojnë udhëzimet

Në numrin e nëntorit të revistës "Pediatrics", Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ka përditësuar udhëzimet e vitit 2010 mbi menaxhimin e traumave kranike komotive të pësuara nga fëmijët dhe adoleshentët gjatë aktivitetit sportiv. "Ndërsa udhëzimet e mëparshme emfazonin pushimin fizik dhe atë konjitiv, rekomandimet e reja nënvizojnë që aktiviteti aerobik i lehtë, luan një rol kyç në reduktimin e  kohës së rikuperimit", konfirmon autori kryesor i dokumentit, Mark Halstead, profesor i asociuar i pediatrisë dhe kirurgjisë ortopedike në Universitetin e Uashingtonit në Sant Luis.

Në veçanti, AAP-ja sugjeron që fëmijët të fillojnë sa më shpejt, 20-30 minuta çdo ditë, një aktivitet të lehtë, të tillë si ecja me ritëm të shpejtë. "Dhe, nëse simptomat përkeqësohen gjatë aktivitetit, duhet të ndaloni dhe ta provoni përsëri ditën tjetër", thekson Halstead, duke shtuar se në parim, vazhdimi i simptomatologjisë postkomotike nuk duhet t'i mbajë fëmijët në shtëpi, pa shkuar në shkollë, ndërkohë që më e dobishme do të ishte të bëhen rregullime në ngarkesën e punës shkollore dhe në reduktimin e faktorëve mjedisorë që shkaktojnë simptomat.

"Së fundi, është mirë të kihet parasysh se nuk është e nevojshme të largohen fëmijët dhe adoleshentët nga pajisjet elektronike, ndërkohë që mund të jetë e dobishme të kufizohet përdorimi i tyre", përfundojnë ekspertët.

Më poshtë, rekomandimet thelbësore të dokumentit të AAP-së:

- Aktiviteti i lehtë kardiovaskular që nuk i përkeqëson simptomat mund të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të nxitur rimëkëmbjen pas një komocioni cerebral.

- Shumica e atletëve me komocion cerebral, mund dhe duhet të kthehen në klasë pak ditë pas traumës (zakonisht, pas një ose dy ditësh). Përshtatjet e duhura me programin shkollor të dakordësuara me mësuesit, mund t'i ndihmojnë nxënësit të menaxhojnë simptomat gjatë ditës.

- Mungesa e zgjatur nga shkolla pas një komocioni cerebral, jo vetëm që mund të shkaktojë stres dhe ankth, por as nuk zvogëlon kohën e shërimit.

- Ata që e praktikojnë sportin në mënyrë të vazhdueshme, nuk duhet të qëndrojnë pushim për periudha të gjata kohore, por duhet të ndjekin një program të kthimit gradual në aktivitetin sportiv.

- Largimi ose eliminimi i plotë i të gjitha pajisjeve elektronike nuk është i nevojshëm për shërim pas një traume. Mund të jetë më i përshtatshëm reduktimi i përdorimit të saj në rast të shfaqjes ose këmbënguljes së simptomave post komotive.

 

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-3074
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30420472


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>