Pediatri

jan302023

Pas një komocioni cerebral, rikthimi në shkollë ndihmon në rikuperimin e fëmijëve

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Network Open", rikthimi i hershëm në shkollë mund të shoqërohet me një ngarkesë më të ulët të simptomave dhe rikuperim më të shpejtë te fëmijët që kanë pësuar një komocion cerebral.

"Ne e dimë se mungesa në shkollë mund të jetë e dëmshme për të fëmijët në shumë mënyra dhe për shumë arsye. Rezultatet tona zbuluan se, në përgjithësi, kthimi i hershëm në shkollë pas një komocioni cerebral është i lidhur me rezultate më të mira. Kjo na ndihmon të ndihemi të sigurt se kthimi në një aktivitet normal pas një komocioni cerebral është përfundimisht i dobishëm", thotë autori kryesor i studimit Christopher Vaughan nga Spitali Kombëtar i Fëmijëve në Uashington DC, SHBA.

Studiuesit mblodhën të dhëna nga më shumë se 1600 të rinj të moshës 5-18 vjeç të trajtuar në nëntë departamente të urgjencës pediatrike në Kanada. Duke pasur parasysh një mori faktorësh të tjerë që mund të ndikojnë në kthimin e fëmijësve në shkollë pas një komocioni cerebral, përfshirë ashpërsinë e lëndimit, simptomat specifike dhe faktorët para tij, lindi nevoja për një kampion më të madh, si dhe një qasje komplekse analitike statistikore.

Ekspertët zbuluan se rikthimi i hershëm në shkollë solli një ngarkesë më të ulët të simptomave 14 ditë pas lëndimit në grupmoshat 8-12 dhe 13-18 vjeç. Sipas tyre, përfitimi terapeutik që jep kthimi i hershëm në shkollë mund të jetë për shkak të socializimit më të madh ose mungesës së izolimit, uljes së stresit për shkak të humbjes së programit mësimor, rikthimit në orarin normal të gjumit/zgjimit, kthimit të hershëm ndaj aktivitetit fizik të lehtë deri në mesatar.

Provat klinike të ardhshme mund të ndihmojnë në përcaktimin e kohës më të mirë për t'u kthyer në shkollë pas një komocioni cerebral. "Të mungosh të paktën një pjesë të procesit mësimor pas pësimit të një komocioni cerebral është e zakonshme, me mungesat që shpesh zgjasin 2-5 ditë, dhe fëmijët më të mëdhenj në moshë zakonisht humbasin më shumë orë mësimore. Megjithatë, ne mendojmë se sa më shpejt një fëmijë të mund të kthehet në shkollë me strategji të mira të menaxhimit të simptomave dhe mbështetje adekuate akademike, aq më i shpejtë do të jetë rikuperimi i tij.

 

JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.51839
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.51839


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>