mar12023
Orët shtesë të edukimit fizik në shkollë mund të parandalojnë obezitetin te fëmijët
Sipas një studimi të botuar në "Obesity", orët shtesë të edukimit fizik në shkollë mund të jenë një strategji efektive në parandalimin e obezitetit te fëmijët.
"Gjetjet tona tregojnë rëndësinë e programeve të aktivitetit fizik të qëndrueshëm dhe afatgjatë në shkolla si në nivelet individuale ashtu edhe në ato të popullsisë", thotë Maroje Soriae nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci, autore kryesore e studimit.
Studiuesit vlerësuan efektivitetin e stilit të jetës së shëndetshëm, një ndërhyrje në botën reale, e bazuar në popullatë, me aktivitet fizik gjatësor te fëmijët 6-14 vjeç, e cila u prezantua në 216 shkolla sllovene dhe përfshiu mbi 34,000 pjesëmarrës, të cilët më pas u krahasuan më fëmjët e shkollave që nuk morën pjesë në studim.
Ndërhyrja ofroi dy orë shtesë të edukimit fizik në klasat 1 deri në 6 dhe tre orë shtesë të edukimit fizik në klasat 7 deri në 9. Këto orë nuk ishin pjesë e kurrikulës së detyrueshme, por u organizuan në mënyrë të tillë që të zhvilloheshin menjëherë pas orarit normal të mësimit.
Numri maksimal i fëmijëve për klasë ishte 16-30. Mësuesit specialistë të edukimit fizik të lidhur me programin iu kërkua të ofronin të paktën 12 sporte të ndryshme për një periudhë trevjeçare, duke i dhënë përparësi tre sporteve më të njohura në zonat lokale. Ata gjithashtu duhej të siguronin informacion mbi zakonet e të ushqyerit dhe stilin e jetesës së fëmijëve, t'i këshillonin ata për të kufizuar konsumin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer, dhe të promovonin një diete të larmishme.
Prindërit e fëmijëve pjesëmarrës nuk nuk u përfshinë në asnjë ndërhyrje.
Rezultatet zbuluan se indeksi i masës trupore të fëmijëve ishte më i ulët në grupin e ndërhyrjes. Reduktimi u rrit me kohëzgjatjen e programit dhe efektet maksimale u panë pas tre deri në katër vjet pjesëmarrje. Për më tepër, humbja e peshës ishte më e madhe te fëmijët me obezitet.
"Ky studim tregon se ndryshimet e vogla në programimin e aktivitetit fizik në shkollë mund të sjellin një ndryshim të rëndësishëm në rezultatet shëndetësore të fëmijëve, përfshirë obezitetin", përfundojnë autorët.
Obesity 2023. Doi: 10.1002/oby.23695
http://doi.org/10.1002/oby.23695