Pediatri

jan182019

Te fëmijët me disleksi, është i shpeshtë deficiti i funksionit të shikimit

Sipas përfundimit që nxjerr një studim i publikuar së fundmi te "JAMA Ophthalmology", fëmijët në moshë shkollore që janë prekur nga disleksia, kanë një frekuencë më të lartë të shfaqjes së një deficiti të funksionit vizual, në krahasim me fëmijët te të cilët aftësia e leximit ndjek një zhvillim normal.

"Disleksia shfaqet në mënyrë tipike në fëmijëri dhe është një çrregullim i leximit që mendohet se nënkupton një deficit në përpunimin e gjuhës. Edhe leximi është një aktivitet vizual, por roli i mundshëm i përpunimit vizual te disleksia, mbetet ende për t'u sqaruar", sqaron Aparna Raghuram (Spitali i Fëmijëve në Boston), e cila së bashku me kolegët ka ekzaminuar frekuencën e deficitit vizual te fëmijët me disleksi, në krahasim me një grup bashkëmoshatarësh me zhvillim normal, në një studim perspektiv vëzhgues, ku kanë marrë pjesë 29 fëmijë me disleksi dhe 33 të tjerë me zhvillim normal.

Rezultatet? Sipas përllogaritjeve, kërkuesit kanë zbuluar që një deficit i përshtatjes vizuale ishte më i shpeshtë te fëmijët me disleksi, në krahasim me grupin e kontrollit: 55% kundrejt 9%, respektivisht. "Rezultatet analoge janë nxjerrë duke analizuar monitorimin e lëvizjeve okulare, rezultat i kompromentuar në 62% të fëmijëve me disleksi dhe 15% të atyre me zhvillim normal", shkruajnë autorët, duke shtuar se një deficit i konvergjencës është vëzhguar te 34% e fëmijëve me disleksi, në krahasim me 15%, në grupin e zhvillimit normal.

Duke analizuar të dhënat në mënyrë të plotë, në fund, del se 79% e fëmijëve me disleksi, kanë deficit në një ose më shumë fusha të funksionit pamor, të përhapura më shumë te fëmijët në moshë shkollore me disleksi, në krahasim me kontrollet. Megjithatë, shkaku dhe rëndësia klinike e këtyre rezultateve mbetet e pasigurt, duke bërë që të nevojiten studime të tjera për të verifikuar nëse trajtimi i disfunksionit pamor është në gjendje të përmirësojë aftësinë e të lexuarit te fëmijët me disleksi", përfundojnë autorët.


JAMA Ophthalmol. 2018. doi: 10.1001/jamaophthalmol.2018.2797
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30027208


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>