Pediatri

nën142018

Anestezia te fëmijët në moshë parashkollore dhe ndikimi i saj mbi zhvillimin

Te fëmijët që i janë nënshtruar një operacioni i cili kërkonte anestezi të përgjithshme para hyrjes në shkollën fillore, nuk është vënë re asnjë shtim i rrezikut për rezultate negative të zhvillimit krahasuar me vëllezërit e motrat biologjikë, të cilët nuk kishin bërë anestezi, sipas një studimi botuar në "JAMA Pediatrics".

"Disa prova preklinike sugjerojnë se truri në zhvillim është një objektiv i mundshëm për lëndim nga barnat anestetike. Rezultatet mbi efektet neurotoksike të anestezisë në provat klinike janë të përziera, por këto efekte mund të ndikohen nga faktorët ngatërrues të pamaturuar", shpjegon James O'Leary (Spitali për Fëmijë të Sëmurë në Toronto), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë vlerësuar çiftet e vëllezërve dhe motrave të moshës 5-6 vjeç me të njëjtën nënë, që kanë plotësuar Instrumentin e Zhvillimit të parakohshëm (EDI), një matës i  zhvillimit të fëmijës që vlerëson gatishmërinë për të mësuar në pesë fusha kryesore (shëndeti dhe mirëqenia fizike, njohuritë dhe kompetenca sociale, shëndeti emocional dhe pjekuria, gjuha dhe zhvillimi njohës, aftësitë e komunikimit dhe njohuritë e përgjithshme).

Janë identifikuar gjithsej 10.897 çifte vëllezërish, në 2,346 të të cilëve, operacionit i ishte ekspozuar vetëm njëri nga fëmijët.

Kështu, nuk ka pasur dallime të mëdha mes fëmijëve të ekspozuar dhe atyre të pa ekspozuar ndaj anestezisë në fazat e hershme të zhvillimit, ose për secilën nga pesë fushat kryesore të vlerësuara përmes EDI-t, pasi rezultatet janë përshtatur sipas faktorëve ngatërrues, të tillë si: mosha në plotësimin e EDI-t, gjinia, mosha e nënës në lindje dhe të qenët vëllai më i madh. Shumica e fëmijëve në grupin e studimit kishin pësuar një operacion të thjeshtë dhe për këtë arsye, rezultatet mund të mos jenë të zbatueshme për fëmijët që ndjekin procedura të përsëritura.

"Këto rezultate mbështesin më tej teorinë se ekspozimi ndaj anastezisë në fëmijërinë e hershme, nuk është i lidhur me efekte negative në zhvillimin e fëmijës", përfundojnë autorët.

 

JAMA Pediatr. 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.3662
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30398535


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>