Pediatri

qer102019

Publikohen udhëzimet e përditësuara për procedurat dentare sedative te fëmijët

Me një dokument të botuar në "Pediatrics", Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), në bashkëpunim me Akademinë Amerikane të Dentistrisë Pediatrike, ka përditësuar udhëzimet e saj për procedurat dentare që duhet të kryhen me sedatim, te fëmijët. Indikacionet rekomandojnë praninë e të paktën dy ekspertëve me trajnime specifike në rastin e një pacienti pediatrik që i nënshtrohet sedatimit të thellë ose anestezisë së përgjithshme për trajtimin dentar në një klinikë dentare ose në spital.

"Jo vetëm kaq. Sedatimi duhet të administrohet nga një anesteziolog i kualifikuar", shpjegon Charles Coté, autori kryesor i dokumentit dhe drejtor i kërkimit klinik në anestezinë pediatrike, Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit në Boston, duke shtuar se sipas përditësimit të vitit 2019, operatori që përdor sedatimin, duhet të ketë objekte, personel dhe pajisje për të menaxhuar situatat emergjente dhe urgjente.

"Edhe pse sedatimi për procedurat dentare te fëmijët dhe adoleshentët është në përgjithësi i sigurt, ngjarjet e padëshiruara ndodhin sidomos kur një dentist i vetëm kryen procedurën gjatë administrimit të një sedatimi të thellë ose anestezisë së përgjithshme", shkruajnë autorët, duke vënë në dukje se një nga objektivat e dokumentit të ri është pikërisht garantimi i sigurisë së pacientëve të vegjël.

"Udhëzimet japin indikacione specifike për nivelin e sedatimit: nëse është i moderuar, profesionisti përgjegjës, jo vetëm që duhet të dijë si të përdorë teknikat e zgjimit, por duhet të dijë gjithashtu se si të sigurojë nivelin e duhur të monitorimit dhe menaxhimit të komplikimeve të mundshme", vazhdon Cotè, duke shpjeguar se, në rastet e sedatimit të thellë ose anestezisë së përgjithshme të një pacienti pediatrik, duhet të jenë të pranishëm së paku dy operatorë kompetentë dhe njëri nuk duhet të përfshihet në ekzekutimin e procedurës, por ka për detyrë të monitorojë parametrat vitalë të pacientit, duke dhënë ndihmë në rast emergjence.

"Përditësimi i vitit 2019 kërkon që të dy operatorët të jenë të certifikuar në Pediatric Advanced Life Support, ndërsa në udhëzimet e mëparshme ishte e mjaftueshme prania e vetëm një operatori të certifikuar", përfundojnë autorët.


Pediatrics 2019. Doi: 10.1542/peds.2019-1000
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31138666


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>