Pediatri

maj122023

Leucemia limfoblastike pediatrike. Imunoterapia përmirëson prognozën

Imunoterapia me blinatumomab përmirëson ndjeshëm mbijetesën e fëmijëve me leucemi limfoblastike akute (LLA) në format më agresive, sipas një studimi ndërkombëtar të botuar në "New England Journal of Medicine" dhe të kryer nga studiuesit e Qendrës Princess Maxima për Onkologjinë Pediatrike në Holandë.

"Mbijetesa e fëmijëve me LLA është rritur me më shumë se 90% në dekadat e fundit, edhe pse, LLA-ja te foshnjat që mbartin një mutacion gjenetik të njohur si rirregullimi i KMT2A vazhdon të mbetet një sëmundje agresive me një mbijetesë 3-vjeçare pa ngjarje prej më pak se 40%. Shumica e recedivave ndodhin gjatë trajtimit, në dy të tretat e rasteve brenda 1 viti dhe në 90% të rasteve  brenda 2 viteve nga diagnoza",  shpjegon koordinatorja e studimit Inge van der Sluis, duke shtuar se pavarësisht intensifikimit të kimioterapisë, këto të dhëna ende nuk janë përmirësuar në dekadat e fundit.

Një alternativë e mundshme është imunoterapia me blinatumomab, një antitrup monoklonal që përdoret kryesisht për trajtimin e të rriturve dhe adoleshentëve me LLA refraktore negative të kromozomeve të Filadelfias. Megjithatë, ende nuk ishte e qartë nëse medikamenti, i cili nga njëra anë lidhet me qelizat imune duke i stimuluar ato dhe nga ana tjetër me qelizat e leucemisë, duke favorizuar eliminimin e tyre, tolerohej mirë dhe ishte efektiv edhe te të sapolindurit. Prandaj vendimi i studiuesve të Qendrës Onkologjike Pediatrike Princess Máxima për t'i shtuar kimioterapisë një cikël post-induksioni blinatumomab (15 μg në ditë për metër katror të sipërfaqes së trupit në infuzion të vazhdueshëm për 28 ditë) për 30 fëmijë më pak se 1 vjeç me LLA të sapodiagnostikuar.

Rezultatet e studimit, i cili u zhvillua nga viti 2018 deri në vitin 2021, treguan një shkallë të mbijetesës dyvjeçare në grupin e trajtuar me imunoterapi krahas kimioterapisë, krahasuar vetëm me këtë të fundit përkatësisht 93% dhe 66%.

"Dy vjet pas diagnozës, 18% e fëmijëve të trajtuar me blinatumomab përjetuan rikthim të kancerit ose humbën jetën për shkak të sëmundjes, duke treguar një përmirësim të dukshëm në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të trajtuar vetëm me kimioterapi, të cilët përjetuan recediva ose humbën jetën në 51% të rasteve", përfundon studiuesja.

 

NEJM 2023. Doi: 10.1056/NEJMoa2214171
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2214171


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>