Pediatri

qer252018

Pajisjet multimediale dhe fëmijët. Publikohet dokumenti i parë mbi mënyrën e përdorimit

Shoqëria Italiane e Pediatrisë ka paraqitur me rastin e edicionit të 74-tërt të Kongresit të Pediatrisë në Romë, dokumentin e saj të parë zyrtar, mbi përdorimin e celularëve, smartfonëve dhe tableteve nga fëmijët 0-8 vjeç.
Pediatrët kanë bërë një analizë të literaturës, duke u përpjekur të nxjerrin në pah si efektet pozitive, ashtu edhe ato negative të "pajisjeve mediale" mbi shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve, për të përcaktuar moshën më të përshtatshme dhe mënyrat më të mira të përdorimit. Deklarata bën të ditur se këto pajisje nuk duhen përdorur në dy vitet e para të jetës, gjatë ushqimit apo në orën që pason atë.

Përsa i përket nga ana tjetër kohës së përdorimit, ajo duhet të kufizohet në një orë në ditë për mfëmijët 2-5 vjeç dhe dy orë në ditë, për fëmijët 5-8 vjeç.

"Nuk kemi asgjë kundër teknologjive dixhitale, madje disa aplikacione kanë shfaqur një efekt pozitiv në të mësuarin në moshë parashkollore, ama duhen përdorur së bashku me prindërit. Por, duke qenë se ne pediatrët e kemi shumë për zemër shëndetin psikofizik të fëmijëve, kërkojmë të mos neglizhohen rreziqet e dokumentuara të një ekspozimi të parakohshëm dhe të zgjatur në smartfon e tablet", shpjegon Alberto Villani, president i SIP.
Sipas studimeve më të fundit, në fakt, përdorimi i aparaturave me prekje (touchscreen) mund të ndikojë në zhvillimin konjitiv të të vegjëlve, duke eliminuar eksperiencën e nevojshme konkrete dhe të drejtpërdrejtë me objektet. Aplikacionet edukative të një niveli të mirë mund të promovojnë të mësuarin në moshë parashkollore, mbi të gjitha nëse përdoren së bashku me prindërit dhe aplikacionet për vizatim mund të jenë një zëvendësues i sigurt i ngjyrave, por nga ana tjetër, kalimi i një pjese të madhe të kohës para ekranit është i lidhur me rezultate shkollore jo të mira në matematikë, në nivele të ulëta të vëmendjes dhe lidhje më të vogla shoqërore me bashkëmoshatarët.

Nuk duhet harruar më tej se përdorimi i instrumenteve elektronike gjatë fëmijërisë për më shumë se dy orë në ditë është i lidhur me një shtim të peshës trupore dhe me probleme të sjelljes. Përdorimi i tabletës është lidhur me dhimbje koke dhe muskulare, ndërsa përdorimi i aparaturave multimediale mund të ndërveprojë me cilësinë e gjumit dhe të shkaktojë thatësi sysh, përveçse një perceptim të ndryshuar të tingujve.

 

Ital J Pediatr. 2018. doi: 10.1186/s13052-018-0508-7
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29898749


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>