kor232024
Ndotja dhe zhvillimi cerebral. SIN: zbulohen lidhje të reja
Me rastin e ditës botërore të trurit, Shoqata Italiane e Neurologjisë tërhoqi vëmendjen përsa i përket lidhjes ndërmjet ndotjes atmosferike dhe zhvillimit të aktiviteteve konjitive.
Në një studim të publikuar në revistën Brain Connectivity, tregohet se ekspozimi ndaj ndotjes në moshën e zhvillimit të lidhjeve cerebrale kryesore është shumë i rrezikshëm. Studiuesit, pasi analizuan të dhënat e 10.000 të rinjve amerikanë në moshat 9-12-vjeçare, të marra nga baza e të dhënave të Zhvillimit Kognitiv i Trurit të Adoleshentëve Mbarëkombëtarë (ABCD- Nationwide Adolescent Brain Cognitive Development), zbuluan se di ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit, pluhurave të imëta dhe në veçanti ndaj PM 2.5, shkaktojnë ndryshime të lidhjeve të tyre cerebrale, duke u pasuar nga çrregullime të vëmendjes dhe probleme mendore.
Për më tepër, dëmtimet e shkaktuara nga PM 2.5, i cili është gjithashtu përgjegjës për probleme të frymëmarrjes si astma, ose probleme të frymëmarrjes gjatë gjumit, duke e bërë këtë të fundit të dobët, shoqërohet edhe me atë të ndotësve të pranishëm në ushqim dhe ujë.
Gjatë studimit, shkencëtarët u përqendruan kryesisht në lidhjen funksionale në gjendje qetësie (rsFC) të rrjetit të modalitetit të paracaktuar (DMN) dhe të tre rrjeteve kryesore të vëmendjes: vëmendja dorsale, vëmendja ventrale dhe vëmendja cingulo-operkulare. Pavarësisht se përqendrimi vjetor mesatar i PM2.5 të kampionit të studimit aktual (7.65 µg/m3) është më i vogël se vlera në udhëzimet e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen Mjedisore (EPA) (9.0 µg/m3), rezultatet tregojnë se edhe ekspozimi ndaj përqendrimeve më të vogla të këtij standardi lidhet me ndryshime neurofunksionale te të rinjtë dhe mund të sjellë implikime për shëndetin e popullsisë.
Ekspozimi me kohën ndaj niveleve më të larta të PM2.5 ka ngadalësuar zhvillimin e rrjeteve rsFC dhe të tre rrjeteve kryesore të vëmendjes.
Implikimet për shëndetin mendor po bëhen akoma më evidente, pasi parashikohen rritje të vogla por të rëndësishme të përqendrimeve të PM2.5 në 25 vitet e ardhshme për shkak të ndryshimit klimatik. Këto rezultate mbështesin analizimin e udhëzimeve mbi ndotjen dhe theksojnë nevojën urgjente për vlerësimin e plotë të pasojave neuroevoluese dhe shëndetësore të ekspozimit ndaj grimcave të imëta.
Është thelbësore të njihet fusha në zhvillim e psikiatrisë mjedisore dhe të theksohet nevoja për studime mbi nxitësit mjedisorë të zhvillimit neurologjik dhe rrezikut psikiatrik, duke u fokusuar në veçanti në ndërveprimin midis ekspozimit ndaj substancave neurotoksike dhe zhvillimit të psikopatologjisë.