Pediatri

pri172019

Ndotja atmosferike, përgjegjëse për katër milionë raste të astmës infantile

Rreth 4 milionë fëmijë në të gjithë botën zhvillojnë çdo vit forma astmatike për shkak të inhalimit të bioksidit të azotit (NO2) të pranishëm në atmosferë, sipas një studimi të publikuar në "Lancet Planetary Health".

Në këtë punim, që është zhvilluar nga kërkuesit e Universitetit "Xhorxh Uashington", vlerësohet se 64% e këtyre rasteve të reja të astmës, hasen në zonat urbane.
"Rezultatet tona sugjerojnë se miliona raste të reja të astmës pediatrike mund të kenë ndodhur në qytetet e të gjithë botës, duke reduktuar ndotjen atmosferike", thotë Susan Anenberg, autore e studimit. Kërkuesit kanë lidhur të dhënat globale mbi përqendrimet e NO2, shpërndarjen e popullsisë pediatrike dhe normat e incidencës së astmës me prova epidemiologjike dhe kanë mundur të vlerësojnë numrin e rasteve të reja të astmës pediatrike të shpërndara sipas ndotjes nga NO2, në 194 vende dhe në 125 qytete të mëdha në të gjithë botën.

Ekspertët kanë përllogaritur se 13% e incidencës vjetore të astmës pediatrike është e lidhur me ndotjen nga NO2, që është konsideruar përgjegjëse për një përqindje incidence që shkonte nga 6% në Orlu e Nigeri, në 48% në Shangai, Kinë. Kontributi i NO2, e ka kapërcyer 20% në 92 qytete të vendosura si në ekonomi të zhvilluara, ashtu edhe në ato emergjente. 10 qytetet në të cilat kontributi i NO2 ka rezultuar më i madh, kanë qenë 8 qendra në Kinë (nga 37 në 48% të incidencës pediatrike të astmës), Moska në Rusi dhe Seuli në Korenë e Jugut (40% e incidencës). Problemi ka të bëjë ama edhe me qytetet e Shteteve të Bashkuara, ku Los Anxhelosi, Nju Jorku, Çikago, Las Vegasi dhe Miluejku kanë shfaqur përqindjen më të lartë të rasteve të astmës infantile të lidhur me ndotjen atmosferike.

Në nivel kombëtar, më shumë raste të lidhura me ndotjen atmosferike janë hasur në Kinë, me 760.000 raste astme në vit, për të vijuar me Indinë, me 350.000 raste dhe me SHBA-në, me 240.000 raste. "Do të jenë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të identifikuar në mënyrë përfundimtare agjentin shkaktar, por duket se ka hapësirë edhe për një rishikim të udhëzimeve të OBSH-së mbi përqendrimet e NO2 në ambient, nën dritën e këtyre zbulimeve të fundit", përfundojnë autorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>