tet192020
OBSH: Deksametazoni, bari i vetëm efikas kundër COVID-19
Aktualisht, deksametazoni është ende i vetmi trajtim efikas kundër COVID-19 për pacientët në gjendje të rëndë, ka deklaruar kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
"Tani për tani, kortikosteroidi deksametazon është ende i vetmi trajtim terapeutik që shfaqet efektiv kundër COVID-19, te pacientët në gjendje të rëndë", tha ai.
Deksametazoni përdoret në trajtimin e shumë gjendjeve, duke përfshirë ato reumatizmale, alergjitë e rënda, astmën, sëmundjet obstruktive kronike të mushkërive, etj.
Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, agjencia kryesore amerikane përgjegjëse për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore, njoftoi se kishte nisur një studim për të përcaktuar nëse disa barna të aprovuara japin rezultate kundër COVID-19, duke përmendur se Remdesiviri eksperimental kishte treguar përfitim klinik te pacientët.
Burimi: ATSH