Pediatri

maj42023

Inkubatorët mund të dëmtojnë dëgjimin e foshnjave të lindura para kohe

Inkubatorët zbehin disa tinguj dhe amplifikojnë disa të tjerë, duke dëmtuar potencialisht dëgjimin e foshnjave të lindura para kohe që i nënshtrohen terapisë intensive neonatale (NICU), sipas një studimi të botuar në "Frontiers in Periatrics" dhe të koordinuar nga Cristoph Reuter nga Universiteti i Vjenës në Austri.

"Pavarësisht se vitet e fundit vëmendja shkencore kushtuar mjedisit të zhurmshëm që përjetojnë të porsalindurit prematurë që i nënshtrohen terapisë intensive neonatale është rritur, të dhënat specifike për karakteristikat e zërit brenda dhe jashtë inkubatorit që strehon pacientët e vegjël vazhdojnë të mos jenë të mjaftueshme", thuhet në artikull, qëllimi i të cilit ishte të hidhte dritë mbi nivelin e zhurmës dhe karakteristikat e zërit brenda inkubatorit duke marrë parasysh zhurmat e ambientit, manipulimin e pajisjes dhe mbështetjen respiratore.

Studimi u krye në Qendrën e Simulimit Pediatrik të Universitetit Mjekësor të Vjenës dhe për të analizuar cilësinë e zërit dhe ndikimin e tij te të porsalindurit, studiuesit vendosën një bedel brenda një inkubatori të pajisur me mikrofona matës që regjistronin tingujt që vinin nga brenda dhe jashtë inkubatorit. U vlerësuan nivelet e të dy decibelëve të ponderuar, të përdorur shpesh për të matur zhurmën në kontekste të ngjashme, sepse ata marrin parasysh reagimin e frekuencës së veshit të njeriut, i cili është më pak i ndjeshëm ndaj zhurmave me frekuencë të ulët sesa zhurmave me frekuencë më të lartë dhe decibel të paponderuar ku nuk korrigjohet frekuenca audio.

"Në fund të analizës zbuluam se inkubatori tenton të zbehë shumicën e tingujve duke i bërë disa prej tyre të rezonojnë brenda tij, duke krijuar një efekt zhurrmues dhe duke rritur nivelin e zhurmës deri në 28 decibel", thotë Reuter, duke specifikuar se tingulli që shfaqet brenda inkubatorit, apo manipulimi i tij është shumë më intensiv se tingujt që vijnë nga jashtë, por nuk perceptohen si të tillë nga njerëzit e jashtëm. 

"Karakteristikat e zërit, rezonanca e fortë e inkubatorit dhe nivelet e decibelëve të paponderuar duhet të jenë në krye të zhvillimit dhe promovimit të inkubatorit për të ruajtur më mirë dëgjimin e foshnjave të lindura parakohe", përfundojnë autorët.

 

Frontiers in Periatrics 2023. Doi: 10.3389/fped.2023.1147226
https://doi.org/10.3389/fped.2023.1147226


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>