Kardiologji

nën192015

Konfirmohet përdorimi i antiagregantëve te pacientët me stent që i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike

Të dhënat e "Surgery After Stenting Registry" (Sas), konfirmojnë indikimin për barnat antiagregante te pacientët me stent koronarik të cilët i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, mbi nevojën për të mos ndërprerë trajtimin në periudhën peri-operatore. Këto të dhëna u prezantuan në Kongresin e 36 të Shoqatës Italiane të Kardiologjisë Invazive (Sici- Gise), ku morën pjesë më shumë se 1.600 ekspertë italianë.

Surgery After Stenting Registry është regjistri i parë multiqendror italian që ka përfshirë kardiologë klinikë, kardiologë ndërhyrës dhe anestezistë  në marrëveshje me 12 shoqata italiane të kirurgjisë (mes të cilave kirurgjia e përgjithshme, otorinolaringoiatria, gjinekologjia, ortopedia, neurokirurgjia etj) dhe që ka vlerësuar zbatueshmërinë dhe sigurinë në praktikën klinike për menaxhimin e terapisë antiagregante te pacientët që mbajnë stent koronarik, të cilët duhet t'i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjike.

"Regjistri është i rëndësisë së veçantë meqë deri tani pacienti që duhej t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje i këshillohej të ndërpriste antiagregantin, për shembull aspirinën, për të shmangur risqet ose komplikacionet e hemorragjisë, trombozës apo infarktit peri-operator", shpjegon Sergio Berti, president i Sici-Gise, duke nënvizuar se të dhënat e regjistrit kanë treguar se është e mundur të menaxhohet antiagreganti pa qenë nevoja e ndërprerjes, duke vlerësuar profilin e riskut të secilit pacient.

Regjistri ka përfshirë 19 qendra italiane dhe 1.082 pacientë të moshës mesatare 71 vjeç me implantin e stentit që i janë nënshtruar llojeve të ndryshme të ndërhyrjeve kirurgjike, duke evidentuar se terapia antiagreguese në fazë peri-operatore gjeneron një përqindje  shumë të kufizuar të efekteve anësore kardiovaskulare madhore: norma e vdekshmërisë spitalore dhe infarktit miokardiak është më e vogël se 2%, ndërsa tromboza e stentit është 0 (pa efekte anësore të tjera në 30 ditët në vazhdim të folloë-up-it) dhe një normë hemorragjie që mbetet brenda standardeve kirurgjike të pranuara./D.GJ.


Shoqata Italiane e Kardiologjisë Invazive

http://www.gise.it/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>