tet312016
Infeksionet kardiokirurgjike nga Mycobacterium chimaera: Pajisjet e hipotermisë shkaku i mundshëm
Pacientët që i janë nënshtruar ndërhyrjes së bypassit kardiopulmonar mund të rrezikohen nga infektimi me Mycobacterium chimaera, sipas një artikulli të publikuar në "Morbidity and Mortality Weekly Report" me autor Kiran Perkins.
Duke vëzhguar rastet e infeksionit të vëzhguar në SHBA në 2015-n, rezultatet e studimeve identifikojnë shkakun e mundshëm të kontaminimit te pajisjet e ngrohjes dhe ftohjes Stöckert 3T të prodhuara nga LivaNova, të cilat ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së gjakut gjatë ndërhyrjes kirurgjike.
"Meqë këta dispozitivë janë përdorur në 60% të procedurave bypass të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara në mbi 250 mijë operacione të kryera çdo vit, kemi vlerësuar se rreth 150 mijë pacientë mund të jenë në risk infektimi nga Mycobacterium chimaera", thonë autorët duke shpjeguar se bakteri gjendet kudo në natyrë, duke përfshirë edhe ujin e pijshëm dhe në thelb është i padëmshëm. Megjithatë njëkohësisht me situata të tjera të disfavorshme që mund të verifikohen në sallat e operacionit, është e mundur që në raste të veçanta të shfaqen infeksione që mund të shndërohen madje një ose dy vjet pas ndërhyrjes në një sëmundje të rëndë nga mykobakteri jo-tuberkular.
"Burimi i kontaminimit mund të gjendet në pajisjen e hipotermisë që funksionon me ujë të pijshëm të filtruar", pohon Perkins. Artikulli paralajmëron pacientët që i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale me zemër të hapur: Në rast djersitjeje gjatë natës, dhimbjes muskulare, humbjes së pashpjegueshme të peshës, lodhjes, temperature ose shenjave të tjera të infeksionit, është e nevojshme t'i drejtoheni mjekut për ekzaminime diagnostike. Simptomat shpesh mund të kërkojnë muaj për t'u zhvilluar dhe disa persona të prekur kanë ndërruar jetë. Nuk është ende e qartë, megjithatë, nëse vdekja ka qenë një pasojë e drejtpërdrejtë e infeksionit", përfundojnë kërkuesit.
Mmwr Morb Mortal Wkly Rep. 2016. doi: 10.15585/mmwr.mm6540a6 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27740609