Kardiologji

nën22016

Episodet e shkurtra të fibrilacionit atrial në riskun tromboembolik, raporti risk/përfitim nga antikoagulantët

Personat me pacemaker apo defibrilatorë që manifestojnë vetëm episode të shkurtra të fibrilacionit atrial supozohet të kenë një risk shumë të ulët për iktus. Ky fakt sugjeron se problemi mund të qëndrojë te mungesa e përshtatshmërisë të antikoagulantëve në këtë grup pacientësh, shprehet Steven Swiryn, profesor i kardiologjisë nga Feinberg School of Medicine (Çikago), në një artikull të publikuar në revistën "Circulation".

Kërkime të mëparshme tregojnë se personat me episode të zgjatura fibrilacioni atrial kanë risk të shtuar për komplikime tromboembolike, veçanërisht për iktus ishemik. "Për pasojë, udhëzuesit iu rekomandojnë pacientëve me fibrilacion atrial të përdorin antikoagulantë", shkruan kardiologu, i cili megjithatë shton se nuk është e qartë nëse episodet e shkurtra (më pak se 20 sek) të fibrilacionit atrial mund të shtojnë edhe ato riskun për iktus, duke përbërë një indikim për antikoagulantët. 

Për të thelluar argumentin, kërkuesit kanë analizuar 37.000 elektrokardiograma të regjistruara në 5.379 pacientë me moshë më të madhe se 18 vjeç të regjistruar në regjistrin RATE - një instrument ku ritmi kardiak i pjesëmarrësve me pacemaker apo defibrilatorë monitorohet në mënyrë konstante. Dhe të dhënat e mbledhura konfirmojnë se episodet e zgjatura të fibrilacionit atrial lidhen me një rritje të riskut për iktus, insuficiencë kardiake, vizita në urgjencë, shtrime ose vdekje.

"Nga ana tjetër, në fibrilacionin atrial afatshkurtër risku për iktus rezulton i parandësishëm", pohon Swiryn, i cili megjithatë saktëson se në këto raste risku hemorragjik pas përdorimit të antikoagulantëve është më i madh se efekti mbrojtës nga një event cerebrovaskular akut. Dhe përfundon: "Pavarësisht pranisë së ndryshimeve të ritmit në kohë të shkurtër, mjekët duhet të monitorojnë shfaqjen e mundshme të një fibrilacioni atrial kronik".

 

Circulation. 2016. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.115.020252https://dx.doi.org/10.1161/CIRCULATIONAHA.115.020252


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>