Kardiologji

jan242017

Antikoagulantët oralë, udhëzues për pacientët me fibrilacion atrial

Kolegji Amerikan i Kardiologjisë (ACC) ka publikuar një sërë rekomandimesh për të orientuar mjekët në menaxhimin e pacientëve me fibrilacion atrial jo valvular në trajtim afatgjatë me antikoagulantë oralë, të cilët i janë nënshtruar procedurave invazive. "Menaxhimi peri-procedural i një terapie antikoagulante në vazhdim është një event klinik i zakonshëm që ve në pikëpyetje opinionin e specialistëve të ndryshëm dhe që varion në mënyrë të ndjeshme në qendrat e ndryshme të kurës, veçanërisht nëse përfshin pacientë me fibrilacion atrial jo-valvular", pohon James L. Januzzi Jr, kardiolog në "Massachusetts General Hospital" dhe president i komitetit të ekspertëve, që ka redaktuar dokumentin. Ai shpjegon se qëllimi i artikullit është që t'iu ofrojë profesionistëve të shëndetësisë mbi atë se si dhe kur duhet ndërprerë terapia antikogaulante orale, të vlerësohet nëse duhet përdorur një agjent parenteral para, gjatë dhe pas procedurës dhe të përvijohet procesi i rifillimit të terapisë antikoagulante orale pas ndërhyrjes.
Ja disa pika kyçe të trajtuara në dokumentin e publikuar në "Journal of American College of Cardiology": në momentin kur jeni duke vendosur nëse duhet të ndërprisni terapinë antikoagulante, është mirë që të merrni në konsideratë llojin e antikoagulantit oral, si p.sh. antagonistët e vitaminës K ose antikoagulantët oralë të drejtpërdrejtë, riskun e hemorragjisë të pacientit dhe riskun e hemorragjisë së procedurës invazive.
Për të vlerësuar eksesin e riskut hemorragjik, ekspertët e ACC sugjerojnë të përdoret shkalla e vlerësimit Has-Bled, vlerësuar hemorragjitë e mundshme gjatë 3 muajve të fundit, anomalitë e numrit të trombociteve, vlerat e larta të Inr dhe një anamnezë pozitive për hemorragjitë të lidhura me procedura të mëparshme invazive. "Duke marrë si shembull pacientët e trajtuar me antikoagulantë oralë të drejtpërdrejtë, qartësia e kreatininës dhe risku për hemorragji procedurale duhen përdorur për të përcaktuar numrin e dozave që nuk duhen administruar", përfundon Januzzi.

 

J Am Coll Cardiol. 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.11.024
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28081965


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>