Diabetologji

shk62015

Diabet Tip1: trajtimi konvencional apo ai intensiv?

"Diabetes control and complications trial (DCCT)" dhe "Epidemiology of diabetes interventions and complications (EDIC)", janë dy studime të cilët kanë ndjekur për tridhjetë vjet një grup pacientësh me Diabet Tip 1. Të dhënat e studimeve flasin për shifra të vdeshmërisë pak më të ulta në rastet kur pacienti ndiqet me kontrolle të vazhdueshme të glicemisë. Trevor Orchard studiues në Universitetin e Pittsburgh dhe Koordinator i studimit në fjalë, ka publikuar në JAMA se ky studim hedh dritë mbi vdekshmërinë e pacientëve diabetikë: "Terapia intensive e diabetit tashmë është standarti i rekomanduar, por nuk ishte ende e qartë nëse vdekshmëria në diabetin tip 1 influencohej nga ky lloj kurimi."
Ndërsa në Diabetin Tip2, reduktimi i vlerave të glicemisë sa më afër vlerave normale, jo gjithmonë ul normën e vdekshmërisë. Orchard dhe kolegët kanë verifikuar ndryshime në vdekshmëri midis grupeve të trajtuar në mënyrë intensive apo konvencionale (bazë) në të cilën 1500 pacient me diabet tip 1, që morën pjesë në DCCT, i cili u krye në vitet 1983-1993 me synim studimin e normalizimit të vlerave të glicemisë  dhe se si ndikon kjo e fundit në komplikimit afatgjata të diabetit. Pas përfundimi të studimit, pacientët u ndoqën nga një tjetër studim multicentrik observacional, EDIC, deri në fund të vitit 2012. Dhe në përfundim, risku i vdekshmërisë ishte i krahasueshëm në të dy grupet e studiuara, si në atë që i ishte nënshtruar terapisë konvencionale edhe në grupin nën terapi intensive. Shkaqet kryesore të vdekjeve ishin sëmundjet kardiovaskulare, tumoret, komplikacionet acute të diabetit, aksidentet dhe vetëvrasjet. "Nivelet e larta të hëmoglobinës së glukozuar, nja parametër që indikon nivelin e glicemisë në muajt e mëparshëm, lidhen me riskun e lartë për shfaqjen e albuminurisë por edhe me vdekjet", thotë Orchard

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>