nën302016
NICE pro të terapisë së trefishtë për diabetin tip 2
Kur administrimi i metforminës dhe sulfaniluresë nuk është i mjaftueshëm për të garantuar një kontroll të përshtatshëm glicemik te pacientët me diabet tip 2, dapagliflozin mund të shtohet në një "terapi të trefishtë". Ky është thelbi i dokumentit të fundit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britani (NICE): "Disponueshmëria e një game të gjerë opsionesh farmakologjike e bën më të thjeshtë personalizimin e terapive për diabetin tip 2 mbi bazën e nevojave individuale të secilit pacient", shpjegon Carole Longson, drejtore e Qendrës për zhvillimin e teknologjive shëndetësore në NICE. "Ky dokument i ri (guidance) rekomandon dapagliflozin në terapi të trefishtë vetëm në kombinim me metforminën dhe sulfanilurenë, duke zgjeruar zgjedhjen në dispozicion të personave që nuk e kontrollojnë dot diabetin me dy barna", shton Longson.
Nën dritën e versionit përfundimtar të dokumentit, dapagliflozin renditet tani mes dy barnave të ngjashme, empagliflozin dhe canagliflozin, duke u kthyer në një ndër opsionet e rekomanduara nga NICE për terapinë e trefishtë. Të tre principet aktive indikohen tashmë edhe që të administrohen secili veç e veç te pacientët që nuk mund të marrin metforminë ose barna të tjera specifike si dhe të administrohen në kombinim me metforminën.
National Institute for Health and Care Exellence, Technology appraisal guidance [TA418] Published date: 23 November 2016
https://www.nice.org.uk/guidance/ta418