Diabetologji

jan242018

CGM-ja, mund t'i ndihmojë pacientët me diabet të tipit 1, për të dalluar hipogliceminë

Pacientët e prekur për një kohë të gjatë nga diabeti i tipit 1, që kanë kaluar episode të rënda hipoglicemie, mund të përfitojnë të paktën pjesërisht nga efektet e monitorimit glicemik të vazhdueshëm (CGM) në kohë reale, për t'u ndërgjegjësuar për reduktimin e peshës dhe ashpërsisë së hipoglicemisë. Këtë e thotë një studim i publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism".

"Kjo pjesë e pacientëve është në rrezik të shtuar hipoglicemie të rëndë për shkak të difekteve në hormonet që përfshihen në rregullimin glicemik dhe në rinjohjen e simptomave të hipoglicemisë, pjesërisht të ndërmjetësuara nga ekspozimi i gjatë ndaj hipoglicemisë", thotë Michael Rickels (Universiteti i Pensilvanisë), autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë dashur të përcaktojnë nëse përdorimi i CGM-së në kohë reale, mund të përmirësojë ndërgjegjësimin e hipoglicemisë dhe rregullimin glicemik, të vlerësuar nëpërmjet prodhimit endogjen të glukozës post hipoglicemike, duke studiuar për një kohë të gjatë 11 pacientë diabetikë rreth 30 vjeç, para nisjes së CGM-së dhe në vazhdim nga 6-18 muaj, krahasuar me 12 kontrolle jo diabetike.

Rezultatet kanë treguar se te pacientët me diabet të tipit 1, ndërgjegjësimi (rezultati i Clarke) dhe ashpërsia (rezultati HYPU dhe evente të rënda) e hipoglicemisë janë përmirësuar pa variacione të hemoglobinës së glukozuar. Në përgjigje të hipoglicemisë së induktuar nga insulina, prodhimi endogjen i glukozës nuk ka treguar ndryshime në gjashtë muaj (0,42 ± 0,08 krahasuar me 0,54 ± 0,07 mg/kg/min), megjithatë është përmirësuar pas 18 muajsh (0,84± 0,15 mg/kg/min), ndonëse ka mbetur më e ulët, krahasuar me kontrollet (1,39 ± 0,11 mg/kg/min).

"CGM-ja në kohë reale mund të përmirësojë ndërgjegjësimin dhe të reduktojë barrën klinike të hipoglicemisë te pacientët me diabet të tipit 1, me diagnostikim të vjetër. Këto efekte, pjesërisht, mund të jenë të lidhura me përmirësimin e përgjigjes së prodhimit endogjen të glukozës, pas hipoglicemisë së induktuar nëpërmjet insulinës. Megjithatë, nga ky studim del në pah vazhdimi i defekteve të rregullimit glicemik dhe për këtë arsye, nevoja e qasjeve alternative për të arritur një rikuperim të mekanizmave të mbrojtjes nga hipoglicemia", përfundojnë autorët.

 

J Clin Endocrinol Metab 2018. doi: 10.1210/jc.2017-01516
https://academic.oup.com/jcem/article/103/1/105/4670016


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>