sht122014
Diabet: Vetë-menaxhimi i insulinës redukton ndjeshëm koston e trajtimit
Sipas një studimi të publikuar në Diabetic Medicine, të mësojmë pacientët të vetë-menaxhojnë insulinën redukton me 61% rrezikun e ketoacidozës dhe 64% kostot e trajtimit në departamentin e urgjencës.
Thotë
Simon Heller, një endokrinolog në Universitetin e Sheffield,Britania e Madhe: "Subjektet me diabet tip 1 janë në rrezik për ketoacidozë nëse insulina ekzogjene është e mangët, dhe mund të zhvillojnë hipoglicemi të rënda nëse administrohet insulinë e tepërt. Të dy komplikacionet invalidojnë dhe shkaktojë tek të rriturit një normë vdekje midis 9 dhe 13%, të cilat mund të arrijnë 20-44% në fëmijët dhe të rinjtë". Përveçndikimit në shëndet, ketoacidoza dhe hipoglicemia ndikojnë në shpenzimet e kujdesit shëndetësor të diabetit: shifrat e publikuara së fundmi nga
National Diabetes Audit në Britaninë e Madhe, tregojnë se brenda një viti, 6141 persona me diabet të tipit 1 u shtruan në spital një ose më shumë herë me ketoacidozë, e cila është e barabartë me një incidencë prej 3.32%. Dhe të trajtosh një episod të vetëm kushton mesatarisht £ 900, që arrijnë në një total prej rreth 5.5 milion paund në vit. " Duke qënë se diabeti tip 1 është një sëmundje afat-gjatë që kërkon vetë-menaxhim të përditshëm dhe të vazhdueshëm, strategjitë efektive terapeutike janë thelbësore për të përmirësuar rezultatet e trajtimit" thotë endokrinologu i cili së bashku me kolegët vlerësoi efikasitetin e DAFNE (Dose Adjustment For Normal Eating), një qasje terapeutike bazuar në edukimin e pacientit përmes një kursi të strukturuar disa ditor, mbi shkallën e urgjencave për të dy komplikacionet akute, dhe shpenzimet lidhur ne kujdesin shëndetësor.
Dhe të dhënat e mbështesin hipotezën: me DAFNE jo vetëm që zvogëlohet numri i emergjencave për ketoacidozë dhe hipoglicemi të rënda, por bien edhe kostot, të cilat në grupin e studimit shkuan nga 119.470 në 42.948 £. "Këto rezultate tregojnë rëndësinë e edukimit terapeutik të strukturuar në lidhje me vetë-menaxhimin e terapinë insulinike, e cila duhet të vihet më lehtë në dispozicion të njerëzve me diabet të tipit 1," përfundon Heller.