Diabetologji

sht132018

Një sistem biohormonal me qark të mbyllur, kontrollon hipogliceminë gjatë stërvitjes

Shtimi i glukagonit në një sistem i cili përfshin si mikroinfuzionin, ashtu edhe monitorimin e glicemisë me qark të mbyllur, redukton hipogliceminë gjatë aktivitetit fizik, te të rriturit me diabet të tipit 1, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "Diabetes Care" dhe të nënshkruar nga Jessica Castle (Universiteti i Oregonit në SHBA). "Dhënia e insulinës në mënyrë të automatizuar, po shndërrohet në standardin e ri për menaxhimin e diabetit të tipit 1, për shkak të avantazheve të tij të shumta, ndër të cilat, më i dukshëm është reagimi i sistemit ndaj ndryshimeve që ndodhin në ndjeshmërinë ndaj insulinës", shkruajnë autorët.

Megjithatë, pavarësisht se ka potencial për të reduktuar disgliceminë, automatizimi nuk i përgjigjet homeostazës normale të glukozës dhe hipoglicemia e lidhur me ushtrimet fizike mbetet një pengesë për t'u kapërcyer. Këtu e ka pikënisjen studimi, qëllimi i të cilit ishte përcaktimi i një sistemi me qark të mbyllur, të pajisur me sensorë që vishen, për të zbuluar ndryshimet e glukozës gjatë ushtrimeve fizike dhe rregullimi i dozës së insulinës dhe glukagonit për të kontrolluar hipogliceminë gjatë ushtrimeve fizike, duke synuar që kjo terapi të kishte performancë më të mirë, krahasuar me format e tjera të terapisë.

"Analiza ka përfshirë 20 rritur me diabet të tipit 1, të përzgjedhur në mënyrë rastësore për 4 ditë në 4 grupe: 1) sistemi biohormonal (insulinë dhe glukagon) me qark të mbyllur, 2) sistem me një hormon të vetëm, në qark të mbyllur, 3) Sistemi parashikues i ndërprerjes për nivelet e ulëta të glukozës (PGLS) dhe 4) trajtimi tradicional. Të gjithë pacientët iu nënshtruan tre seancave të trajnimit aerobik me intensitet të moderuar dhe me kohëzgjatje prej 45 minutash, në 60% të VO2max-it të tyre", shkruajnë shkencëtarët.

Rezultatet tregojnë se koha mesatare më e ulët me hipoglicemi gjatë ushtrimit (<70 mg / dL) është arritur me sistemin biohormonal me qark të mbyllur: 3.4% kundrejt 8.3% vetëm me insulinë, 7,6% me ndërprerjen parashikuese dhe 4.3%, me terapinë tradicionale.

Koha e shpenzuar në hapësirën e kompensimit metabolik midis 70 dhe 180 mg/dL, në fakt, ka rezultuar më e madhe në sistemin me qark të mbyllur me një hormon të vetëm: 74.3% kundrejt 72.0% me sistemin biohormonal. "Nga këto të dhëna del se sistemi biohormonal e redukton ndjeshëm hipogliceminë gjatë aktivitetit fizik. Edhe sistemi me një hormon të vetëm funksionon shkëlqyeshëm, por për të shmangur hipogliceminë gjatë ushtrimeve mund t'ju duhet të hani diçka të vogël para se të filloni", thotë Castle.

 

Diabetes Care. 2018. doi: 10.2337/dc18-0228
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29752345


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>