Diabetologji

sht132019

Barnat e reja hipoglicemike, nuk i rrezikojnë eshtrat

Sipas një kërkimi të botuar në "Diabetes Care", frenuesit e bashkëtransportuesit SGLT2 të përdorur në trajtimin e diabetit të tipit 2, nuk janë të lidhur me një rrezik të shtuar për fraktura. "Në përgjithësi, studimi ynë në botën reale shton sigurinë për këtë klasë të re të barnave, në lidhje me shëndetin e kockave midis pacientëve me diabet të tipit 2", thotë Devin Abrahami, nga Universiteti McGill në Montreal, Kanada, i cili drejtoi grupin e punës.

Lidhja midis frenuesve SGLT2 dhe rrezikut të mundshëm për shtim të frakturave është debatuar dhe Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA, në vitin 2015, ka përditësuar  paralajmërimin në etiketën e canagliflozinës (Invokana, Janssen) për të pasqyruar një rrezik të mundshëm në këtë drejtim. Studiuesit kanë studiuar një numër të përgjithshëm prej 73,178 pacientësh 40 ose më shumë vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, që kishin filluar trajtimin me një bar hipoglicemik, duke filluar nga viti 2013, kur në vend u prezantua i pari frenues i SGLT2. Mes individëve të marrë në konsideratë, 9.454 morën një frenues SGLT2 (1,288 canagliflozinë, 5,539 dapagliflozinë dhe 2.133 empagliflozinë, 494 më shumë se një frenues SGLT2) dhe 18.410 morën një frenues të dipeptidil peptidazës 4 (DPP-4).
Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 1.9 vjetësh, kanë ndodhur 1.973 fraktura, që përkojnë me një incidencë prej 12.88 për 1.000 vite/njerëz. Rreziku i frakturave nuk ishte më i madh mes pacientëve që merrnin një frenues SGLT2 (11.0 për 1.000 vite/njerëz) sesa tek ata që ishin trajtuar me një frenues DPP-4 (14.8 për 1.000 vite/njerëz).

Në një analizë të kryer për një frenues të vetëm SGLT2, canagliflozina u shoqërua në të vërtetë me një rrezik të reduktuar për fraktura, megjithëse të dhënat nuk arritën ndonjë domethënie për shkak të numrit të ulët të ngjarjeve (10 vetë). Sa i përket llojit të frakturës, sidoqoftë, rritja e vetme e rrezikut me frenuesit SGLT2, edhe pse jo domethënëse, ka të bëjnë me frakturat vertebrale. Lidhja nuk u modifikua nga historia e frakturave, osteoporozës, moshës apo gjinisë dhe rezultatet mbetën konsistente në analiza të ndryshme të ndjeshmërisë.
"Në përfundim, rezultatet e këtij studimi të madh kohorte, bazuar në popullatë tregon se përdorimi i frenuesve SGLT2 nuk shoqërohet me rrezik të rritur për fraktura, në krahasim me përdorimin e frenuesve të DPP-4", përfundojnë studiuesit.


Diabetes Care. 2019. doi: 10.2337/dc19-0849
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31296645


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>