Focus

gus282014

Puna me turne rrit rriskun për diabet

Personat që punojnë me turne kanë një rrisk më të lartë për të zhvilluar Diabet Tip 2 sidomos nëse bëhet fjalë për meshkuj dhe nëse ata punojnë në turne nate. Kjo sipas një studimi të publikuar në Occupational & Environmental Medicine.
"Nga kërkimet e mëparshme rezulton se turnet rrisin frekuencën e çrregullimeve gastrointestinal, rrisin mundësinë për lloje të ndryshëm kanceri si dhe për sëmundje kardiovaskulare, por është e paqartë nëse diabeti është pjesë e listës", thotë  Zuxun Lu e Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetin Huazhong të Hubei në Kinë, i cili së bashku me kolegët rishikuan literaturën në kërkim të studimeve që lidhnin punën me turne dhe diabetit, dhe gjetën 448. "Ne kemi përzgjedhur 12, për një total prej mbi 226,000 pjesëmarrësish," shton studiues, i cili duke analizuar të dhënat gjeti se çdo periudhë e punës me turne është i lidhur me një rritje prej 9% të gjasave për të zhvilluar diabet në krahasim me punonjësit e orarit zyrtar, duke arritur majat me 37% në meshkuj. "Të dhënat janë të pavarura nga faktorët konfondues si tipi i punës, planifikimi i turneve, masa trupore, historisë familjare për diabet dhe nivelit të aktivitetit fizikë", rinis autori i cili rekomandon një kujdesje më të lartë mbi pasojat e mundshme për shëndetin e punëtorëve të natës që janë meshkuj. "Nivelet ditorë të testosteronit në gjakë ndjekin ritmin cirkardian, dhe është e mundur që faragmentimi I ciklit gjumë-zgjimë të rezultojnë në zvogëlimin e nivelit të hormonit mashkullor që mund të çonte në shfaqjen e rezistencës së insulinës dhe më vonë të diabetit " sugjeron Lu , duke theksuar se rreziku maksimal, 42%, është vërejtur në punëtorët që punojnë 24 orë në mënyrë të ndryshueshme alternimesh, në krahasim me ata që punojnë në bazë të modeleve të caktuara të përpilimit të turneve. Studime të tjera lidhin punën me turne me rritjen e peshës trupore dhe të oreksit, e për rrjedhojë edhe me hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin, të cilët nga ana e tyre janë të gjithë faktorë rrisku për diabet. "Sidoqoftë, natyra vëzhgimore e meta-analizës nuk lejon të nxjerrësh konkluzione  "shkak-pasojë" por duke parë numrin e rritur të diabetikëve në botë, që shkonë në mbi 380 milion, të gjithë faktorët e modifikueshëm përfshirë këtu edhe puna me turne, duhet të studiohen në thellësi", përfundon Lu.


Occup Environ Med. 2014 Jul 16

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>