tet22014
Intoleranca ndaj laktozës rrit nevojën për levotiroksinë në pacientët me hipotirozë
Tek pacientët hipotiroidë intoleranca ndaj laktozës rrit në mënyrë domethënëse nevojën e tiroksinës, marrë në rrugë orale. Ja konkluzionet e studimit të zvilluar nga endokrinologët e universitetit La Sapienza në spitalin Santa Maria Goretti të Latinës të koordinuar nga
Marco Centanni dhe publikuar në
Journal of clinical endocrinology and metabolism. "Në personat hipotiroidienë me patologji gastrointestinale si celiaki, infeksion nga Helicobacter pylori, gastrit kronik ose parazitët intestinalë është e nevojshme një rritje doze e levotiroksinës për të garantuar një rezultat terapeutik", shpjegon Centanni, duke nënvizuar se pengesa është shmagur nga formulime të reja të levotiroksinës në kapsula të buta ose solucione likide tërësisht pa laktozë që duket se garantojnë edhe një thithje më të mirë të hormoneve falë shkrirjes së tyre, pra një arritje më e lehtë e dozës minimale efikase. Laktoza është e pranishme në qumësht dhe tek nënproduktet e tij në përqindje të ndryshme, por është gjetur në sasi të ndryshme edhe në biskota, salca, ushqime të gatshme, sallam dhe gjithashtu si një ekscipient në shumë ilaçe duke përfshirë disa formulime të hormonit tiroidien në tableta. Pra, për të konstatuar nevojën për tiroksinë tek pacientët intolerant ndaj laktozës studiuesit italianë kanë analizuar dozat zëvendësuese të hormoneve në 34 pacientë hipoteroid për shkak të një tiroiditit Hashimoto. Pacientët ishin gjithashtu intolerant ndaj laktozës dhe nuk ndiqnin një dietë të përshtatshme. E pra, tek pacientët hipoteroidienë, kompensimi terapeutik është arritur me doza tiroksine prej 1,31 mikrogram për kilogram të peshës , ndërsa në pacientët me intolerancë ndaj laktozës, vetëm 5 nga 34 pacientë kanë arritur kompensim me të njëjtën dozë. Ndërsa në 29 të mbeturit për të arritur objektivin terapeutik ishte e nevojshme një dozë e përditshme tiroksine e barabartë me 1,81 mikrogram për kilogram të peshës. "Ky studim tregon se në pacientët intolerant ndaj laktozës që nuk ndjekin një dietë pa qumësht dhe nënproduktet e tij, doza e levotiroksinës duhet rritur me rreth një të tretën në krahasim me optimalen", përfundon Centanni.