tet172014
Konferenca Ndërkombëtare: Diagnostikimi dhe Trajtimi i Kancerit të Tiroides
Ditën e nesërme, 18 Tetor në ambientet e Hotel Tirana International do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare Mjekësore me titull:
Diagnostikimi dhe Trajtimi i Kancerit të Tiroides, me pjesëmarrjen e prof. Maria Alevizaki, eksperte e Shoqatës Europiane të Endokrinologjisë dhe Shoqatës Europiane të Tiroides.
Fjalën e hapjes dhe përshëndetëse në konferencë do ta mbajë ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj.
Konferenca do të zhvillohet në dy seksione. Seksioni i parë do të ketë për moderator prof. Maria Alevizaki, prof. Agron Ylli, prof. Mehdi Alimehmeti dhe do ti kushtohet situatës epideminologjike të Kancerit të Tiroides në Shqipëri si dhe të dhënave të fundit në menaxhimin e tij. Në seksionin e dytë do të flitet për rolin e ekografisë në diagnostikin e Kancerit të tiroides si dhe për metodat kirurgjikale të disekimit të tij.
Për më shumë detaje mbi Konferencën, në
Download Center do të mund të gjeni programin e plotë