kor52016
Antipsikotikët e gjeneratës së dytë, efektet anësore që duhen njohur
Antipsikotikët e gjeneratës së dytë (Sga) ndryshojnë mes tyre në bazë të profileve të efikasitetit dhe sigurisë në trajtimin e një episodi të parë psikotik. Në këtë përfundim ka arritur një metanalizë e prezantuar gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Psikofarmakologjisë klinike (Ascp), në Scottsdale (Arizonë). "Jo të gjithë Sga-të janë sintetizuar në mënyrë të njëjtë, - thotë Jianping Zhang nga Zucker Hillside Hospital, Glen Oaks, në Nju Jork. - Ato kanë profile të ndryshme të efekteve anësore dhe prandaj kur ne trajtojmë pacientët duhet të marrim në konsideratë si efikasitetin edhe efektet anësore. Më e rëndësishmja, duhet të identifikojmë trajtimin për çdo pacient".
Kërkuesit kanë drejtuar një metanalizë prej 20 studimesh me përzgjedhje rastësore për përdorimin e Sga në trajtimin e episodit të parë të psikozës. Rezultati primar ishte i përbërë nga ndryshimet psikopatologjike totale, nga norma e përgjigjes dhe nga të gjitha shkaqet e ndërprerjes së trajtimit. Metanaliza ka përfshirë 2.995 pacientë dhe ka ballafaquar antipsikotikët në vijim: olanzapine, risperidon, quetiapine, ziprasidon dhe aripiprazole.
Olanzapina dhe risperidoni kanë rezultuar më të mira se quetiapina për reduktimin simptomave totale (P< inferiore 0,05 për të dyja). Nuk janë treguar diferenca domethënëse në normat e përgjigjes dhe në normat e ndërprerjes për të gjitha shkaqet me çdolloj antipsikotiku.
Olanzapina dhe risperidoni kanë arritur në mënyrë konstante rezultate më të mira se quetiapine, ndërsa aripiprazoli ka qenë shumë pak më i mirë në reduktimin e simptomave negative, ka thënë Zhanjiang.
"Ne duhet t'i marrim realisht në konsideratë efektet anësore të këtyre barnave të ndryshme, - shtoi. - Për shembull pavarësisht se olanzapina është me shumë mundësi një nga antipsikotikët më efikasë si te pacientët kronikë edhe te pacientët me episod të parë psikotik, ajo ndikon në një shtim të madh të peshës trupore, prandaj nuk e rekomandojmë zakonisht përdorimin e olanzapinës si trajtim të linjës së parë sepse ka pasoja metabolike domethënëse. Në spitalin tonë ne e fillojmë praktikën me përdorimin e risperidone, pavarësisht se simptomat ekstrapiramidale mund të jenë disi negative. Ai është edhe ekonomik si bar duke qenë i gjenerizuar tashmë prej shumë vitesh sepse është efikas me efekte anësore relativisht beninje", thotë Zhanjiang.