Focus

kor212016

Udhëzuesi i parë britanik mbi diagnozën dhe trajtimin e hiperplazisë endometriale

tags: neoplazi

"Royal College of Obstetricians and Gynaecologists" (Rcog) dhe "British Society for Gynaecological Endoscopy" (Bsge) janë autorët e udhëzuesve të parë kombëtarë mbi diagnostikimin dhe trajtimin e hiperplazisë endometriale, një konditë që mund të evoluojë në tumor. "Hiperplazia endometriale është një dendësim i mukozës i shkaktuar nga rritja eksesive e qelizave në shtresën  që vesh mitrën", pohon Justin Clark, gjinekolog në "Birmingham Women's Hospital" dhe bashkautor i artikullit, i cili saktëson se në disa gra hiperplazia endometriale mund të shndërrohet në një tumor në mitër. Kjo është edhe neoplazia gjinekologjike më e zakonshme me më shumë se 8.500 raste në vit në Mbretërinë e Bashkuar. Shkaku më i zakonshëm i sëmundjes është një prodhim eksesiv i tejzgjatur i estrogjeneve nga ana e vezoreve (shpesh në prani të një kisti ose të një tumori) prej të cilit varet prodhimi i tepërt i estrogjeneve.

"Një shkak tjetër mund të jetë faza pre-menopauzale ose një terapi me bazë estrogjenesh", pohon eksperti duke shtuar se hiperplazia endometriale është e karakterizuar nga humbje hematike absolutisht të parregullta dhe të paparashikueshme, të karakterizuara nga flukse menstruale të bollshme dhe më të shpeshta, rrjedhje të lehta të ngjyrosura apo hemorragji të mëdha jashtë  flukseve mujore.

Karakteristikë e hiperplazisë endometriale është se humbjet hematike vaginale janë gjithmonë të padhimbshme. Faktorët e riskut përfshijnë moshën, një rritje të indeksit të masës trupore, sindromën e vezores policistike, përdorimin e tamoxifene si trajtim për tumorin në gji dhe përdorimin e terapisë hormonale zëvendësuese për simptomat e menopauzës. "Hiperplazia endometriale është e trajtueshme dhe me një diagnozë të hershme mund të reduktohet në minimum risku për të zhvilluar kancer në mitër në të ardhmen", shkruajnë autorët, duke nënvizuar se ekzistojnë  dy lloje hiperplazish  endometriale: ajo atipike dhe ajo pa atipizëm. "Në këtë formën e fundit, risku i progresionit neoplazik është më i ulët dhe në pjesën më të madhe të rasteve indi hiperplazik i mitrës do të kthehet në normalitet pa asnjë trajtim, veçanërisht nëse faktorët e riskut mund të identifikohen dhe korrigjohen", përfundon Clark. 


 

https://www.rcog.org.uk/en/guidelines-research-services/guidelines/gtg67/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>