Focus

pri292024

Gripi i shpendëve. Transmetimi, i konfirmuar në bagëti

Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) ka konfirmuar se transmetimi i virusit të shpendëve nga lopa në lopë është një mundësi, i cili po kontribuon në epideminë e shpendëve te ripërtypësit në SHBA, edhe pse nuk është e qartë si po zhvendoset virusi. Mbarështuesit dhe veterinerët janë në pritje të konfirmimeve për mënyrat e transmetimit, me qëllim kontrollimin e përhapjes. Gjatë muajit të fundit, kopetë e qumështit në tetë shtete dhe një punëtor në Teksas kanë rezultuar pozitivë.

"Ata që kanë punuar me gripin e shpendëve për një kohë të gjatë, e kanë pranuar me shpejtësi se ai zhvendoset nga lopa në lopë. Epidemiologjia nuk mund të shpjegohet në një mënyrë tjetër", deklaroi Jim Lowe, zëvendës drejtori i Kolegjit të Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Illinois.

Ekspertët besojnë se origjina e virusit janë zogjtë e egër shtegtarë. Megjithatë, USDA tha se hulumtimi i saj për infeksionet e lopëve përfshin disa raste kur përhapja e virusit është shoqëruar me lëvizjet e bagëtive midis kopeve. Ekzistojnë gjithashtu evidenca, që virusi u përhap nga fermat e qumështit në fermat e shpendëve aty pranë përmes një rruge të panjohur.

Ndër kafshët e infektuara në mbarështim ishin edhe macet, siç referohej nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sipas së cilave, rreziku për popullsinë e përgjithshme mbetet i ulët. Megjithatë, përhapja e gjerë gjeografike e virusit të shpendëve A/H5N1, po krijon mundësi që individët të ekspozohen ndaj këtyre viruseve, prandaj mund të ketë një rritje të infeksioneve sporadike te njerëzit, që vijnë nga ekspozimi ndaj zogjve, bagëtive dhe kafshëve të tjera.

USDA ka pranuar se lopët e përhapin në përqendrime të larta virusin te qumështi. Pra, çdo gjë që bie në kontakt me qumështin e papasterizuar, mund të përhapë sëmundjen. Megjithatë, transmetimi përmes rrugëve respiratore nuk është një nga mënyrat kryesore të përhapjes së virusit te bagëtitë.

Pavarësisht paqartësive në transmetim, USDA nuk ka caktuar karantinë për kufizimin e lëvizjes së bagëtive në baxho me raste pozitive, siç u veprua për pulat dhe gjelat rreth fermave të infektuara të shpendëve. Bagëtitë e infektuara duket se shërohen nga virusi, ndërsa gripi i shpendëve është vdekjeprurës për vetë shpendët.

USDA tha se pret që minimizimi i lëvizjeve të bagëtive dhe testimi i atyre që duhet të zhvendosen, së bashku me praktikat e sigurisë dhe pastërtisë në ferma, të shmangin kufizimet rregullatore.

Ndërsa zyrtarët raportuan muajin e kaluar se gripi i shpendëve kishte prekur kryesisht lopët e moshuara, tashmë përmes analizave shtesë së të dhënave, tregojnë se janë prekur edhe bagëtitë më të reja.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>