Focus

nën222016

Biomarkatorë të rinj parashikues të përgjigjes së trajtimit anti sklerozë multiple

Skleroza multiple (SM) ishte një nga temat kryesore në Kongresin XVLII të Shoqatës Italiane të Neurologjisë (SIN) të zhvilluar në Venecia, event gjithëpërfshirës i të gjitha patologjive të sistemit nervor.
Skleroza multiple ka qenë gjithnjë objekt debatesh. Interes të madh në këtë drejtim tërhoqi një simpozium me titull "Perspektiva të reja në vlerësimin e sëmundjes", me qëllim identifikimin e indikatorëve të rinj parashikues të evolucionit të sëmundjes dhe përgjigjes ndaj trajtimit farmakologjik në veprim. "Thelbi është se me progresionin e sëmundjes shtohet paaftësia e pacientit dhe zgjedhja e trajtimit duhet të bëhet me shumë kujdes që në fillim, por nga ana tjetër nuk kemi indikatorë parashikues të përgjigjes që orientohen drejt një horizonti më të gjerë trajtimesh", shpjegon Massimiliano Calabrese, prof. asc. i Neurologjisë në Universitetin e Veronës. "Në të kaluarën janë identifikuar rezultate të ndryshme bazuar në indikatorë të tillë si aktivitetet e rezonancës magnetike në përpjekje për të dalluar pacientët që i përgjigjen mirë terapisë nga ata që nuk i përgjigjen".  Së fundi një artikull ka treguar se një akumulim i thjeshtë i një lezioni të ri në Rm ka sensibilitet dhe specifitet më të mirë në identifikimin e hershëm të pacientit që i përgjigjet keq terapisë.
"Përpos lezioneve fokale është më pas dëmi neurodegjenerativ i përhapur i cili përfshin si substancën e bardhë edhe atë gri, - vazhdon Calabrese. Nevojitet pra që të fokusohemi në barna që veprojnë mbi të dy komponentët patologjikë: fokale dhe neurodegjenerative. Dhe nëse janë në mungesë të kërkohen të dhëna mbi efektin e barnave tashmë të disponueshme, siç po bën grupi ynë me fingolimod, i vlerësuar mbi dëmin neurodegjenerues në substancën gri". Takimi i Venecias ka qenë edhe rasti për t'u rikthyer në të dhënat e lidhura me fingolimod dhe në veçanti me përfitimet e një trajtimi të vazhdueshëm të personave me sklerozë multiple recidivante remitente (Smrr) me progresion të çrregullimit në 10 vjet. Në veçanti është evidentuar se te pacientët e trajtuar me fingolimod nivelet qarkulluese të lëngut cerebrospinal 12 muaj pas terapisë ishin më të ulëta krahasuar me grupin e kontrollit, duke aplikuar kështu neurofilamentet ndaj markatorëve të mundshëm të trajtimit dhe parashikuesve të dëmeve inflamatore dhe degjenerative".
Të rëndësishme janë edhe të dhënat e lidhura me siponimod, një receptor selektiv i sfingosina-1-fosfat (S1P) i gjeneratës së dytë, i përshtatshëm për pacientë me Smsp që aktualisht i janë nënshtruar një triali të fazës III të drejtuar në mbi 30 shtete. Është fjala për studimin Expand, ku të dhënat kanë treguar një reduktim prej 21% të riskut për progresion të çrregullimit të konfirmuar në krahasim me placebon te pacientët me Smsp.
Në fund, interes të dukshëm tërhoqi prezantimi i rezultateve të fazës II me erenumab, antitrup monoklonal plotësisht i humanizuar, për parandalimin e migrenës kronike (forma më invaliduese e kësaj patologjie, e lidhur me dhimbjen dhe çrregullimin për entitetin e konsiderueshëm ashtu edhe barrën ekonomike për shoqërinë): pacientët e trajtuar me erenumab kanë pasur një probabilitet dukshëm më të madh, duke pasur një reduktim me 50% ose më shumë të numrit të ditëve me migrenë në krahasim me ata që kishin marrë placebo.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>