dhj142016
Psoriaza, të dhëna bindëse me inhibitorin e interleukinës-17A
Efikasitet i lartë në trajtimin e psoriazës dhe sodisfaksioni i pacientëve që e administrojnë vetë barin secukinumab, janë këto rezultatet që dalin nga dy studime të fazës III të cilët kanë vlerësuar vetitë e tij në shërmin e shpejtë të lezioneve psoriatike në lëkurë me administrim nëpërmjet shiringës të mbushur paraprakisht (Pfs) dhe autoinjektimit me penë (Ai). Është fjala për inhibitorin e parë të interleukinës -17A (IL-17A) për të cilin janë prezantuar të dhënat e fazës III me kërkesa rregullatore të depozituara pranë autoriteteve shëndetësore në të gjithë botën.
Të dhënat e reja të prezantuara në kongresin 7° vjetor të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë dalin nga studimet FEATURE (First study of secukinumAb in pre-filled syringes in subjects with chronic plaque-type psoriasis response) dhe JUNCTURE (judging the efficacy of secukinumab in patients with psoriasis using autoinjector: a clinical trial evaluating treatment results).
Në analizë tregohet se si secukinumab (300 mg) ka arritur një lëkurë thuajse të lirë nga lezionet - e përshkruar si Psoriasis Area and Severity Index 90 (PASI 90) në javën e 12 të trajtimit(60,3% per FEATURE dhe 55% per JUNCTURE, p <0,0001) në një numër të madh pacientësh në krahasim me placebon.
Rezultate të tilla janë koherente me studimin e fazës III FIXTURE (the Full year Investigative eXamination of secukinumab vs. eTanercept Using 2 dosing Regimens to determine Efficacy in psoriasis) ku bari u tregua dukshëm me superior se etanercept.
Dy studimet e reja gjithashtu kanë vënë në dukje se si që në javën e tretë, efekti mbi lezionet ishte superior ndaj placebos. Informacione të mëtejshme lidhen me lehtësinë e përdorimit dhe sodisfaksionin e pacientëve që iu nënshtruan administrimit të secukinumab nëpërmjet PFS dhe AI: pikët mbi sodisfaksionin të treguara me Self-Injection Assessment Questionnaire, arritën në një nivel të lartë, shumë i mirë ishte edhe profili i sigurisë.