Focus

jan52017

Screening i kancerit të lëkurës, kritika ndaj rekomandimeve të reja të Uspstf

tags: screening

Ka prova të "pamjaftueshme" për t'i këshilluar mjekët e asistencës primare që të zbatojnë screenining  viziv për tumoret e lëkurës në të rriturit asimptomatikë. Faktin e sjell në vëmendje Uspstf (Us preventive services task force) në rekomandimet e fundit mbi screening e kancerit në lëkurë të publikuar në "Jama". Organizata ka vendosur në këtë deklaratë simbolin "I" (= "insufficient"): njësoj si në rishikimin e mëparshëm të vitit 2009.
Për më tepër orientimi i ri nuk i hedh plotësisht poshtë ekzaminimet vizive. "Mjekët duhet të kuptojnë evidencat dhe të identifikojnë procesin vendim-marrës në bazë të secilit pacient apo situate specifike, - thonë kërkuesit e drejtuar nga Kirsten Bibbins-Domingo, Universiteti i Kalifornisë, San Francisko. - Shumë shoqata të rëndësishme shkencore nuk kanë një udhëzues specifik formal, megjithatë American cancer society rekomandon që të rriturit t'i nënshtrohen një ekzaminimi të lëkurës si pjesë integruese e një chek up-i të përgjithshëm lidhur me kancerin".

Kjo deklaratë e Uspstf ka gjeneruar shumë komente, por sipas dy ekspertëve, në editorialin shoqërues rekomandimet e reja nuk duhet të shihen në mënyrë negative.
 "Evidenca të përfitimit të pamjaftueshëm" ndryshojnë nga "evidenca për asnjë përfitim": publiku, mjekët dhe shtypi duhet ta shmangin këtë gabim interpretues", nënvizon Hensin Tsao nga Massachusetts General Hospital në Boston dhe Martin A. Weinstock nga Brown University në Providence.
Edhe pse ende e pamjaftueshme, evidenca për screening në kurat primare ka evoluar në krahasim me rishikimin e mëparshëm. Në "Jama Dermatology" tre ekspertë, të drejtuar nga Susan M. Swetter, nënvizojnë se rekomandimet e reja janë të aplikueshme vetëm për pacientët e rritur asimptomatikë që kanë marrë kurat primare dhe se "Uspstf nuk bën rekomandime për specialistët (të tillë si dermatologët) që zakonisht ndjekin screening të fokusuar në grupe me risk të lartë".
Kritik është edhe fakti që nuk përmenden fushatat e dobishme proaktive të screening dhe auto-screening. Në "Jama internal medicine" tre editorialistë të tjerë, të koordinuar nga Eleni Linos nga universiteti i Kalifornisë pohojnë se dokumenti i ri i Uspstf mund t'i bëjë mjekët dhe pacientët konfuzë dhe venë në dukje mungesën e citimit të dy programeve parandaluese që kanë regjistruar deri më tani rezultatet maksimale sa i takon reduktimit të vdekshmërisë nga kanceri i lëkurës (48% për melanomën): Screen - i zhvilluar në Gjermani dhe i mbështetur në fushata sensibilizuese, edukim klinik  dhe screening viziv; dhe SunSmart i zhvilluar në Australi e i bazuar në informimin për shmangien e solarëve plus një sërë rregullash për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit.
Kritikat më të mëdha vijnë nga editorialistët e "Jama Oncology", mes të cilëve Vinayak K. Nahar shprehet se dokumenti i ri  "mund t'i çojë mjekët dhe pacientët që të shmangin ekzaminimet total-body të lëkurës (TBSE)" të cilat janë treguar superiore ndaj ekzaminimit viziv të lezioneve të veçanta. Ekzaminimet e drejtpërdrejta, në fakt përqendrohen në një lezion të vetëm të zbuluar nga vetë pacienti, pohojnë. Ky i fundit është i vetmi grup editorialistësh që i kundërshton rekomandimet e Uspstf dhe kërkon një screening rutinë në të rriturit asimptomatikë.

 

Jama, 2016;316(4):429-435. doi:10.1001/jama.2016.8465.
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27458948 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>