sht252015
Screening i kancerit të gjirit, më efikas me mamografi dhe tomosintezë
Të rrisim mundësitë për të zbuluar kancerin dhe të reduktojmë relapset: një objektiv i cili arrihet duke i shtuar mamografisë dixhitale tomosintezën. "Screening mamografik ka patur një rol shumë të rëndësishëm në uljen e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, por kohët e fundit efektiviteti i saj është kritikuar për numrin e lartë të rasteve fals-pozitiv, ndjehsmërinë e lartë dhe diagnostikimin e lezioneved jo sinjifikative klinikisht për kancerin", shpjegon
Sarah Friedewald nga
Lutheran General Hospital Park Ridge, Illinois. Tomosinteza është një teknikë imazherike tre-dimensionale e miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FAD) në vitin 2011 për përdorim në kombinim me mamografinë dixhitale në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Për të përcaktuar nëse lidhja mes dy teknikave do të përmirësojë efikasitetin e shqyrtimit, studiuesit të cilët janë edhe autorët e studimit të botuar në revistën "JAMA" morën të dhëna nga 13 qëndra spitalore. Duke vlerësuan 454.850 ekzaminime (281.187 mamografi teke dhe 173.663 me tomosintesis) dhe u vu re u rrit me 1.2 numri i dignostikimeve të kancerit të gjirit ( nga 4.2 në 5.4) Friedewald gjithashtu vë në dukje se tomosinteza rrit aftësinë parashikuese pozitive duke kaluar nga 4.3% në 6.4% në rastet e relapseve, dhe nga 24.2% në 29.2% për biopsitë. "Duke pasur parasysh se suksesi i screening mamografikë në reduktimin e vdekshmërisë është i bazuar në aftësinë për të zbuluar dhe trajtuar tumoreve të vogla asimptomatikë para shfaqjes së metastazave, rritja në zbulimin e kancerit invaziv dhënë nga shtimi i tomosintezës mund të jetë e dobishme për të optimizuar rezultatet e diagnoses së hershme", përfundon Friedewald.
Në një editorial mbi studimin
Etta Pisano nga Universiteti i Mjekësisë në South Carolina shton: "Tomosinteza është sigurisht një hap në shfaqjen e kancerit të gjirit, por pyetjet themelore mbeten. Kanceri i gjirit është një problem serioz i shëndetit publik, dhe polemika në diagnostikimin e hershëm nuk duket se po qetësohen, sepse nuk ka konsensus jo vetëm mbi mjetet dhe frekuencën e screening, por edhe se cila është mënyra më e mirë për të trajtuar rastet e zbuluar. Vetëm një studim klinik i madh dhe i kontrolluar mund t'i përgjigjet këtyre pyetjeve, dhe instituteve kombëtare të shëndetësisë u mbetet përgjegjësia për të koordinuar dhe financuar atë".