Focus

mar22017

Editimi i gjeneve, përdorimi kërkon kufij të qartë

Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave (NAS) dhe Akademisë Kombëtare të Mjekësisë (NAM) në Shtetet e Bashkuara, e ardhmja e përdorimit të teknikave të editimit të gjenomës duhet të kontrollohet në mënyrë rigoroze, por jo domosdoshmërisht të ndalohet. Në raportin "Human genome editing: Science, Ethics and Governance" një komitet i përbërë nga anëtarë nga 10 shtete të ndryshme ka trajtuar problemet e vlerësimit të aspekteve të natyrës shkencore, etike dhe menaxhuese. Gene editing apo modifikimi i gjeneve është aktualisht i përfshirë në disa eksperimente mbi qelizat somatike për sëmundjet e rënda, por ligji i Shteteve të Bashkuara ndalon aplikimin e tij në qelizat embrionale. Në fakt, në këtë rast të fundit modifikimet e kryera trashëgohen nga brezat pasardhëse dhe ka një lloj shqetësimi për kryerjen e kësaj teknike për kërkimin e një përmirësimi të funksioneve apo karakteristikave njerëzore si forca fizike.

Raporti rekomandon që të mos niset asnjë eksperiment klinik për qëllime të tjera përpos trajtimit apo parandalimit të një sëmundje të rëndë apo të një aftësie të kufizuar, si dhe të vlerësohen faktorët socio-ekonomikë domethënës. Gjithashtu dokumenti nënvizon se në rastin kur kufizimet aktuale ndryshohen  apo hiqen, është e rëndësishme të vendosen kritere të rrepta para se të autorizohen studime klinike dhe nënvizon se do të jenë të nevojshme edhe shumë eksperimente për të vlerësuar përfitimet reale të këtyre aplikimeve.

Këto rekomandime i janë drejtuar zyrtarisht vendeve të cilat kanë sponsorizuar studimin, pra SHBA-të dhe Britania e Madhe, në të vërtetë i drejtohen të gjithëve: Ilustrojnë një hartë të kujdesshme për zhvillimin e aplikimeve të gene editing në fushën biomjekësore, tregojnë mekanizma të përshtatshme vëzhgimi dhe përfshirjen e shoqërisë në sensin më të gjerë të fjalës, që mund të drejtojnë hapat e parë të së ardhmes drejt ndërhyrjeve të shumë debatuara të tilla si modifikimi i linjës embrionale dhe fuqizimi i disa karakteristikave të species njerëzore.

 

 

National Academy of Science - News
http://www8.nationalacademies.org/onpinews/newsitem.aspx?RecordID=24623&_ga=1.70404816.1189773079.1487488663


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>