kor262017
Kirurgjia radikale mund të jetë e tepërt në kancerin e lokalizuar të prostatës
Rezultatet e një studimi 20 vjeçar të publikuar në "New England Journal of Medicine" zbuluan se prostatektomia radikale nuk është e lidhur me një mbijetesë më të mirë në krahasim me vëzhgimin te pacientët me kancer të lokalizuar në prostatë. "Pas pothuajse 20 vjetësh follow-up të meshkujve me kancer të lokalizuar të prostatës, kirurgjia nuk është asociuar me vdekshmërinë për të gjitha shkaqet apo me kancerin e prostatës dukshëm më i ulët në krahasim me vëzhgimet. Kirurgjia ka rezultuar e lidhur me një frekuencë më të lartë të efekteve anësore në krahasim me vëzhgimin, por me një frekuencë më të ulët trajtimi të progresionit të sëmundjes, për më tepër për progresionin asimptomatik, lokal ose biokimik", shprehet Timothy Wilr nga Minneapolis Veterans Affairs Health Care System, autor i parë i studimit. Mbi 700 meshkuj me moshë 75 vjeç ose më të vogël, me tumor të lokalizuar në prostatë janë randomizuar për të kryer prostatektomi radikale ose për të kaluar në vëzhgim.
Incidenca e vdekjes në 20 vjet ishte statistikisht e ngjashme midis grupeve, me 61% për ndërhyrjen kirurgjikale dhe 67% për vëzhgimin. Edhe mbijetesa mesatare me rreth 13 vjet ishte e ngjashme midis dy grupeve, e po ashtu edhe vdekshmëria nga kanceri i prostatës: 7% për kirurgjinë dhe 11% për vëzhgimin. Në grupin e trajtuar me kirurgji kishte më shumë probabilitet që të verifikoheshin efekte anësore urogjenitale, por më pak që të shfaqej një progresion i sëmundjes. "Rezultatet tona, në koherencë me studime të tjera të mëparshme më të shkurtra, tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i lokalizuar i prostatës afatgjatë mbetet e ulët në pjesën më të madhe të burrave me kancer në prostatë të lokalizuar që trajtohen me vëzhgim dhe se vdekja nga kanceri në prostatë është shumë e rrallë mes burrave me sëmundje në risk të ulët dhe PSA të ulët. Duket e nevojshme që të reduktohet mbi-trajtimi", përfundojnë autorët.
N Engl J Med. 2017. doi: 10.1056/NEJMoa1615869
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28700844